• Mon. Apr 29th, 2024

Për këtë arsye kemi shumë raste të papritura – UJI I FTOHTË E VRET NERVIN ‘VAGUS’

Bylexopress

Jan 1, 2021

Në trupin e njeriut gjendet një nerv që quhet nervi Vagus, i cili është i lidhur me stomakun dhe zemren bashkarisht.

Nëse këtij nervi i vjen një paralajmërim i fortë, p.sh: uji i ftohtë që pihet përnjëherë pa ndërprerje (dhe kjo mënyrë është një paralajmerim i fortë), ky nerv paralajmëron zemrën, të cilën e ndalon nga puna.

Për këtë arsye kemi shumë raste të vdekjeve të papritura, shkaktar të të cilave është paralajmerimi tepër i fortë ndaj nervit Vagus, i cili bënë që zemra të ndalojë së punuari, dhe mund të ndodh një vdekje e papritur.

Për këtë arsye, Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te) na ka urdhëruar që ujin ta pimë tri here dhe jo pandërprerje.

Nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tregohet se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te) merrte frymë kur pinte ujë nga tri herë. (Muttefekun alejhi)

Kjo është një keshillë prej Allahut të Lartesuar, i Cili eshte i Gjithëdijshëm se çfarë është e dobishme për ne.

Një çeshtje tjeter:

Kur trupi i njeriut është në një gjendje të lartë nxehtësie dhe aktiviteti, shembulli i tij si shembulli i pjesëve metalike, të cilat kur janë në gjendje të lartë nxehtesie dhe pune, plasariten dhe çahen. Atehere, po organizmit të njeriut çfarë do t’i ndodhe?!
Nga Ibni Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) tregohet se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi te) ka thënë: “Mos pini përnjëherësh ashtu siç pijnë kafshët, por pini me dy ose me tre (gllënka) së bashku. Përmendni emrin e Allahut kur të filloni dhe falënderoni Allahun kur ta përfundoni pirjen.” (Transmeton Tirmidhiu, hadith hasen)

Thoni Bismilah përpara ushqimit apo pijes dhe kur të mbaroni thoni Elhamdulilah. (Shënim)
Gjithashtu, është e vertetuar shkencerisht se përgjegjes i shkaktimit të ndjesisë së etjes është mëlçia. Kur uji pihet pa ndërprerje, ai bie në mëlçi në forme të papritur dhe për rrjedhoje shkakton semurjen e mëlçisë.
Por, nëse e pime ujin me ndërprerje (me tri gllënka), atëherë, gllënka e parë luan rolin e paralajmërimit dhe sinjalizimit se uji është duke ardhur dhe kështu ajo përgatitet për ta përthithur atë. Në këtë menyrë mëlçisë nuk i ndodh dëmtim dhe fryrje.

Pijeni ujin duke qëndruar ulur, me qëllim që substancat e dëmshme të depozituara në trup të largohen, nga këto substanca ka nga ato që shkaktojnë gurët në veshka. Kurse konsumimi i ujit me ndërprerje tri herë është i dobishëm, sepse pas gllënkës së parë ti merr fryme dhe trupi merr oksigjen dhe i jep atij insulinë, e cila e mbron organizmin nga sëmundja e sheqerit.

I Lartesuar dhe pa të meta je o Allahu ynë! Nuk ka mirësi më të madhe për njeriun sesa besimi në Allah dhe ne të dërguarin e Tij!

(Mjekësia e të Dërguarit të Zotit, Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi të, familjen e tij, shoket e tij besnikë dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Fundit).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *