• Sun. Apr 28th, 2024

Nëse ju lëndojnë, tallen me ju, ju shpifin…

Bylexopress

Jan 15, 2021

Kur të ju lëndojnë të afërmit tuaj nga gjaku, kujtojeni pejgamberin Jusuf (a.s.), të cilin gjithashtu e tradhtuan vëllezërit.

Kur prindërit tuaj ju kundërshtojnë pse ju e praktikoni fenë, kujtojeni Ibrahimin (a.s.), të cilin në zjarrin e flakëruar e hodhi babai i tij.

Kur të tallen me ju dhe t’ju keqtrajtojnë të afërmit tuaj, pse e keni zgjedhur Islamin në vend të dynjasë, kujtojeni pejgamberin Muhamed (savs), i cili është përballur me të njëjtët.

Kur të preokupoheni me ndonjë problem dhe nuk shihni rrugëdalje, kujtojeni pejgamberin Junus (a.s.), i cili është gjendur në barkun e balenës.

Kur të sëmureni dhe i gjithë trupi i juaj qanë nga dhimbja, kujtojeni pejgamberin Ejub (a.s.), i cili ishte më i sëmurë se ju.

Kur keni ndonjë të metë fizike, kujtojeni pejgamberin Musa (a.s.), i cili kishte pengesa në të folur.

Kur dikush ju bën shpifje, kujtojeni Aishen (r.a.), të cilës i bënë shpifje në mbarë qytetin.

Kur nuk shihni asnjë logjikë në atë që ndodh dhe zemra juaj pyet pse është ashtu, kujtojeni pejgamberin Nuh (a.s.), i cili e ndërtoi anijen pa bërë asnjë pyetje.

Subhanallah! Allahu i Plotfuqishëm të gjitha këto personalitete të mëdha i vuri në sprovë, në mënyrë që brezat e ardhshëm të mund të merrnin mësime për durim dhe këmbëngulje.

Allahu i Plotfuqishëm, thotë në Kuran:
“Mos u frikësoni! Unë me të vërtetë, jam me ju, dëgjoj dhe shoh.”(Ta-ha, 46)

/IslamBosna.ba/

Përkthim: Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *