• Sun. Apr 28th, 2024

JA KUR MUND TË PRANOHET DUAJA JUAJ – RASTET DHE VENDET KUR PRANOHET DUAJA

Bylexopress

Apr 3, 2020

1-Nata e Kadrit.
2-Në thellësinë e natës.
3-Pas namazeve farze.
4-Mes ezanit dhe ikametit.
5-Një orë prej çdo nate (pjesa e tretë e natës).
6-Kur thirret ezani për namazet farze.
7-Kur të bie shi.
8-Kur përballen muslimanët me ar mikun në rrugë të Allahut.
9-Një orë gjatë ditës së Xhuma. Thënia më e vërtetë që flet për vlerën e kësaj kohe është se ajo orë është ora e fundit prej kohës të ikindisë deri në kohën e akshamit, ose mund të jetë në orën kur mbahet hutbeja ose në namaz.

10-Gjatë pirjes së ujit Zemzem me nijet (qëllim) të sinqertë.
11-Në sexhde.
12-Kur të çohesh natën prej gjumi, duke u lutur me duatë që transmetohen në këtë kontekst.
13-Nëse ke fjetur me abdes pastaj je ngritur natën dhe je lutur.
14-Gjatë lutjes me fjalën (La ilahe il-la ente subhaneke ini kuntu minedh dhalimin).
15-Lutja e njerëzve për njeriun që është në momentet e fundit të jetës.
16-Lutja pas falënderimit të Allahut dhe salavateve mbi Pejgamberin alejhi selam gjatë teshehudit të fundit në namaz.
17-Gjatë lutjes së Allahut me emrin e Tij të Madh, me të cilin emër po qe se i lutesh, të përgjigjet dhe nëse kërkon diç prej Tij të jep.
18-Lutja e muslimanit për vëllanë e tij musliman në mosprezencën e tij.
19-Lutja në ditën e Ara fatit në Araf at.

20-Lutja në muajin e Ramazanit.
21-Gjatë mbledhjes së muslimanëve në ndenjat e dhikrit (përmendjes së All-llahut).
22-Lutja në fatkeqësi me “Ina lilahi ue ina ilejhi raxhiun, Allahume exhurni fi musibeti ue hluf li hajran minha” (Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi, O Allah më shpërble për këtë fatkeqësi dhe ma kompenzo atë me një më të mirë se atë që kisha).
23-Duaja ndaj Allahut me sinqeritet të madh.
24-Lutja e atij që i është bërë padrejtësi ndaj zullumqarit.
25-Lutja e prindit për fëmijën e tij dhe për prindërit e tij.
26-Lutja e udhëtarit.
27-Lutja e agjëruesit derisa të bëjë iftar.
28-Lutja e agjëruesit gjatë kohës së iftarit.
29-Duaja e atij që është në zor.

30-Duaja e imamit (udhëheqësit) të drejtë.
31-Lutja e fëmiut të ndershëm për prindërit e tij.
32-Duaja pas abdesit pasi i thotë duatë që përcillen nga Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem.
33-Lutja pas gjuajtjes së gurëve tek Xhemerati i vogël.
34-Lutja pas gjuajtjes së gurëve tek Xhemerati i mesëm.
35-Duaja brenda Qabes, andaj kush falet në hixhr[2] kjo llogaritet pjesë e Qabes.
36-Lutja në Safa.
37-Lutja në Merva.
38-Lutja tek Mesharil-H arami.

Besimtari i vërtet e lut Zotin e tij çdoherë kudo që të jetë “Dhe kur robërit e mi të pyesin ty (o Muhammed) për Mua, atëherë (përgjigjju atyre): “Vërtet Unë jam pranë, Unë i përgjigjem lutjeve të lutësit kur ai më drejtohet Mua me lutje.“[3], mirëpo këto kohë, raste dhe vende që i cekëm duhet të veçohen më shumë me dua.

[2] Vendi rreth i cili gjindet ngjitur me Qaben.
[3] Suretul-Bekare,ajeti:186.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *