• Sun. Apr 28th, 2024

Çdo ditë që vjen i thotë njeriut: “O njeri, unë jam dita e re dhe…

Bylexopress

Apr 4, 2020

Çdo ditë që vjen i thotë njeriut: “O njeri, unë jam dita e re dhe do të dëshmoj për atë që ti e punon në mua. Kur njëherë të shkoj nga ti, kurrë nuk do të kthehem. Andaj, përgatit ç’të duash, por dije se do ta gjesh vetëm atë që e ke përgatitur vet, e lë ç’të duash, por dije se kurrë më nuk do të kthehesh në të”.

O njeri, dita jote është mysafiri yt i cili do të të lë, pastaj ose do të të lavdërojë ose do të të kritikojë.

Ashtu bën edhe nata. O njeri, ata që të respektojnë, këtë e bëjnë për shkak se shpirti është në trupin tënd. E kur të dalë shpirti nga trupi, ata do të të lënë dhe, kur në çfarëdo qoftë rasti do të viheshe pra tyre në atë gjendje, ata do të iknin nga ti sikur nga luani. Vlerësoni njerëzit sipas veprave e jo sipas fjalëve të tyre, sepse All-llahu xh.sh. nuk e ka dhënë asnjë fjalë e të mos ia ketë caktuar veprën si argument. Vetëm vepra e argumenton ose e refuzon të vërtetën e fjalëve të dikujt. E kur të dëgjosh fjalim të mirë, ngadalë me atë që flet, se nëse fjalët e veta i arsyeton në vepër, ai vërtet është njeri i mrekullueshëm. E nëse veprat dallohen nga fjalët, ruaju të mos jesh në asgjë i njëjtë, sepse kështu mashtrohen fatkeqët. O njeri, a thua a nuk e di se All-llahu xh.sh. ka thënë: “… te Ai ngritet fjala e mirë dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon. E ata që përgatisin dredhira të këqia, për ata është një dënim i rëndë dhe dredhia e tyre është e zhdukur.” (Kur’an, 35:10) Shikoni se si fjalës së mirë i duhet vepra e mirë. Andaj punoni duke bërë mirë se do të keni përfundim me të cilin All-llahu është i kënaqur , e edhe ju do të jeni të kënaqur! Syri i askujt nuk do të lahet në lot nga frikërespekti ndaj Allllahut xh.sh. e të mos i shpëtojë trupi nga zjarri i Xhehennemit. Fytyrën, e cila është lagur me lot prej frikës e respektit ndaj All-llahut xh.sh., nuk do ta godasë kurrfarë mjerimi e as nuk do t’i ndodhë ndonjë poshtërim. Çdo vepër mund të vlerësohet dhe sipas saj të jepet shpërblimi, përveç lotëve të derdhur prej frikës dhe respektit ndaj All-llahut xh.sh. Për këtë ato do ta zbusin edhe flakën e Xhehennemit aq sa Ai xh.sh. të dëshirojë. Sikur vetëm një njeri të qante sinqerisht për All-llahun, unë do të shpresoja se për shkak të vajit të tij All-llahu xh.sh. do ta mëshirojë tërë popullin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *