• Tue. Apr 30th, 2024

A e dini se nga cila sexhde qanë shejtani

Bylexopress

Apr 9, 2020

Çdo herë kur njeriu bën sexhden et-tilave (sexhden e cila bëhet me rastin e leximit të ajetit në të cilin përmendet sexhdeja), shejtani tronditet.

Ebu Hurejre (r.a.) transmeton se Pejgamberi (savs) ka thënë: “Kur njeriu lexon ndonjërin nga ajetet në të cilin përmendet sexhdeja dhe ai e bën sexhden, shejtani tërhiqet mënjanë, fillon të qajë dhe thotë: I mjeri unë! Ai u urdhërua të bëjë sexhde, dhe e bëri atë, andaj xheneti është i tij; Mua më qe urdhëruar që të bëj sexhde, kurse unë refuzova andaj për mua është xhehenemi.” (Transmeton Muslimi në Sahihun e tij, nr. 133)

Ja pra ky është shejtani i cili me të gjitha forcat i fton njerëzit në rrugë të gabuar dhe i cili do të jetë shkak që shumë njerëz do të shkojnë në xhehenem. Tani po e shohim të dobët dhe duke qarë, për shkak të sexhdes së bërë (sexhdes së leximit et-tilave).

O muslimanë, sa më shumë që bëni sexhde et-tilave aq më tepër kontribuoni për shqetësimin dhe shkatërrimin e shejtanit.

Në vazhdim ta përcjellim një tregim:

Një njeri zgjohet herët nga gjumi për ta falur namazin e sabahut në xhami, i vesh rrobat, merr abdes dhe niset për në xhami. Në mes të rrugës për në xhami, e cila ishte e pa ndriçuar, rrëzohet dhe i përlyen rrobat. Për këtë shkak kthehet në shtëpi, i ndërron rrobat, e përsërit abdesin dhe niset përsëri për në xhami. Mirëpo, edhe herën e dytë në të njëjtin vend rrëzohet, vendos që prapë të kthehet në shtëpi, dhe vepron të njëjtin veprim, pra, kthehet në shtëpi merr abdes dhe i ndërron rrobat dhe niset për në xhami për namazin e sabahut. Këtë herë kur vjen në të njëjtin vend, e takon një person i cili po e priste me një dritë (fener) në dorë! Ky e pyeti: Kush je ti?

Ai i përgjigjet: Të kamë parë qe dy herë po rrëzohesh këtu, prandaj erdha tani që ta ndriçoj rrugën për në xhami.

Ja ndriçon rrugën deri te dera e xhamisë, dhe para se të hynë në xhami i thotë njeriu (që është rrëzuar): Eja në xhami të falemi! Por ai refuzon, megjithëse ia përsëritë disa herë, duke i thënë eja të falemi, por ai refuzon kategorikisht për të hyrë dhe për ta falur namazin.

Njeriu e pyet: Po pse nuk dëshiron të falesh?

Atëherë ai i thotë : “Unë jam shejtani. Unë të kam rrëzuar herën e parë që të kthehesh në shtëpi e të mos falesh në xhami, por ti u ktheve, e herën e parë kur u ktheve në shtëpi dhe more abdes që të shkosh në xhami ta falësh namazin, Allahu t’i fali ty mëkatet, pastaj kur të rrezova herën e dytë, dhe ti u ktheve në shtëpi që të marrësh abdes e të shkosh ta falësh namazin, Allahu ia fali mëkatet familjes tënde. Kështu që në herën e tretë unë u frikësova, që nëse të rrëzojë, Allahu do t’ia falë mëkatet tërë fshatit tënd.”

Andaj mos të lejojmë që shejtani të na mashtrojë! Përkthim: Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *