• Sat. Apr 27th, 2024

Ata që japin sadaka janë si dëshmorët…

Bylexopress

Nov 8, 2020

Ata që japin sadaka janë si dëshmorët, për ta nuk ka frikë, për ta nuk ka as frikë as pikëllim

Duke e shikuar mikun e tij, i cili me bujari po u ndante nga paratë e tij njerëzve të varfër dhe nevojtarë në këtë kohë krize dhe pasigurie, ai i tha:

“A nuk ke frikë se kjo krizë mund do të zgjasë? Pse po u jep kaq shumë para të varfërve, ndoshta edhe ti mund të kesh nevojë?”

Në vend të përgjigjes së pritshme –

“Sadaka nuk e pakëson pasurinë”; ose  “Ndihmoni të tjerët, dhe Allahu do t’ju ndihmojë juve”

– ai u befasua nga fjalët e mikut të tij bujar, i cili tha:

“O miku im, a nuk e din ti se ata që e ndajnë pasurinë e tyre në emër të Allahut, janë si dëshmorët, për ta nuk ka as frikë as pikëllim.”

Në fakt, Allahu i Plotfuqishëm duke iu referuar atyre që e ndajnë pasurin e tyre në rrugën e Tij, ka shpallur në Kuran:

“Ata që për hir të Allahut e japin pasurinë e tyre, e pastaj atë që e dhanë nuk e përcjellin me të përmendur e me mburrje, ata e kanë shpërblimin e vet të Zoti i tyre, për ta nuk ka frikë, ata as që do të brengosen.” (el-Bekare, 262)

Gjithashtu edhe: “Ata, të cilët pasurinë e tyre e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose haptazi, ata shpërblimin e vet e kanë të Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë, as pikëllim.” (el-Bekare, 274)

Ndërsa duke iu referuar dëshmorëve, Allahu i Plotfuqishëm në Kuran thotë: “Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar për atë që ua ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij dhe sihariqohen me ata të cilët ende nuk u janë bashkuar (shoqëruar) dhe që kanë ngelur pas tyre, meqë nuk do të ketë kurrfarë frike dhe të cilët për asgjë nuk do të pikëllohen.” (Alu Imran, 169-170)

saff.ba

Përkthim: Miftar Ajdini

(islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *