• Mon. Apr 29th, 2024

Kur Faraoni doli para popullit të vet gjithë mendjemadhësi dhe tha

Bylexopress

Dec 2, 2020

Kur Faraoni doli para popullit të vet gjithë mendjemadhësi dhe tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë!”
Allahu i Lartësuar dërgoi tek ai Musain dhe Harunin duke i porositur: “Shkoni te Faraoni! Ai me të vërtetë e ka tepruar (ka kaluar çdo kufi)! Flitini atij fjalë të buta, se ndoshta po reflekton e po frikësohet!”

Një prej vepërmirëve kur kishte dëgjuar këtë ajet kishte thënë: “I Lartësuar qofsh o Allah! Nëse kjo është butësia dhe mëshira jote kundrejt Faraonit, i cili tha: “Unë jam zoti juaj më i lartë”, e si do të jetë butësia dhe mëshira jote kundrejt robit tënd i cili thotë: “I Lartësuar qofsh o Zoti im!”

Nëse kjo është butësia dhe mëshira jote kundrejt Faraonit, i cili tha: “Unë nuk njoh ndonjë zot tjetër për ju perveç meje”, e si do të jetë butësia dhe mëshira jote o Allah kundrejt një robi, i cili thotë: “Nuk ka zot tjetër të vërtetë përveç Teje!”

Shpeshtoni ‘istigfarin’ – kërkimin e faljes duke thënë ESTAGFIRULLAH, ashtu në heshtje, kur gjendeni në shtëpi, në punë, në rrugë, në treg, e kudo… se askush nuk e di se kur mund të vij exheli (vd’e’k’ja).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *