• Mon. Apr 29th, 2024

PER HESHTJEN KANE THENE

Bylexopress

Dec 2, 2020

Për njeriun që s’ka asgjë për të thënë, gjëja më e mirë që mund të bëjë është heshtja.

Nëse fjala është argjend, heshtja në shumë raste është flori.
Nje burre i heshtur, me shume gjasa eshte duke u menduar.
Nje grua e heshtur, me shume gjasa eshte e çmendur.
“Kush heshti, shpëtoi.”

Kushtoji vëmendje atij që hesht, se ai seç bluan.
Kur nuk e thua dot të vërtetën, nuk je i detyruar të gënjesh. Ekziston edhe nje opsion i tretë; Heshtja.
Buzëqeshja është mënyra për të zgjidhur shumë probleme, ndërsa heshtja për të shmangur shumë të tilla…!
Në fund do mbajmë mend jo fjalët e armiqve, por heshtjen e miqve
Kush nuk di të heshtë, nuk di edhe të flasë

Ndonjëherë, Heshtja është shprehja e përsosur e shpërfilljes.
Vërtet heshtja për të urtët është nder, virtyt i rrallë.
Po kur lipset thënë fjala çoje zërin pa përtuar
Veç dy gjëra ka në botë që ta bëjnë mendjen dhallë

S’flet sa ngritur rri kuvendi, flet kur bota ka pushuar.
Nganjëherë heshtja të çan kokën, nganjëherë ta shëron atë.
Njeriu i mençur di të flasë, njeriu i urtë di të hesht. Budallai nuk di ta bëj mirë asnjerën nga keto te dyja.

I Derguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Cilido që e beson Allahun dhe ditën e gjykimit le të flasë mirë ose të heshtë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *