• Fri. Apr 26th, 2024

Cilët janë njerëzit më të mirë?

Bylexopress

Dec 2, 2020

Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

” Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve”
(Buhariu nr 5027)

“Më të mirët në mesin tuaj janë ata me moralin më të lartë”
(Buhariu nr 6035)

“Më të mirët prej jush janë ata që e kthejnë borxhin në mënyrën më të mirë”
(Buhariu nr 2305)

“Më i miri prej jush është ai/ajo prej të cilit/cilës pritet hajr dhe je i sigurtë që nuk të vjen e keqe prej tij/saj”
(Sahihu Tirmidhi nr 2263)

“Më i miri prej jush është ai i cili është më i miri për familjen e tij”
(Sahihu Ibn Hiban nr 4177)

“Më i miri prej jush është ai i cili u ofron ushqim të tjerëve dhe i përshëndet me selam”
(Sahihul Xhami nr 3318)

“Më të mirët në mesin tuaj janë ata që sillen butësisht kur vendosen në saf (rresht) për të falur namazin”
(Tergib ue terhib nr 1/234)

“Njeriu më i mirë është ai i cili jeton gjatë dhe bën vepra të mira ”
(Sahihul Xhami nr 3297)

“Njeriu më i mirë është ai i cili bëhet më i dobishmi për njerëzit”
(Sahihul Xhami nr 3289)

“Njeriu më i mirë është ai i cili ka zemër të pastër dhe që flet vetëm të vërtetën”. E pyetën: Atë i cili flet të vërtetën e njohim dhe e dallojmë, por ai me zemër të pastër cili është? Tha: ”Ai që është i dëlirë, i devotshëm, që u qëndron larg mëkateve dhe nuk i hyn në hak njeriu. Nuk ka zili dhe as smirë ndaj të tjerëve”
(Sahihul Xhami nr 3291)

“Njeriu më i vlerësuar tek Zoti është ai i cili sillet më mirë me shokun e tij. Fqinji më i vlerësuar tek Zoti është ai i cili sillet më mirë me fqinjin e tij”
(Sahihu Edebil mufrad 1/84)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *