• Sun. Apr 28th, 2024

Histori mahnitese e dy shokëve

Bylexopress

Dec 25, 2020

Ishin dikur dy shokë që jetonin në të njëjtin vend. Luanin me lojra, qeshinin me njëri tjetrin, pra me pak fjalë e njihnin njëri tjetrin shumë mirë.
Bashkë me ditët, javët dhe muajt, kaloi edhe mosha e tyre.

Në një moshë të caktuar rrugët e tyre u ndanë dhe ata morën drejtime të ndryshme. Njëri prej tyre u bë njeri shumë i rëndësishëm sa që emri i tij i është përmendur edhe në Kur’anin Famëlartë, kurse sa i përket shokut tjetër, e vetmja gjë që kishte ndryshuar tek ai ishte mosha, paraqitja dhe vitet, sepse si njeri ai nuk bëri kurrfar progresi në jetën e tij.

Ishte ai që gjatë gjithë kësaj kohe nuk bënte asgjë tjetër veçse përgojonte, merrej me të tjerët dhe asnjë moment nuk mendonte për gabimet dhe polotësimin e vetës së tij. Ai kurrë nuk ndaloi të pyeste vetën e tij se ku gaboi dhe si të përmirësonte gabimin e tij.

Jetesa dhe niveli i tij u ngushtuan aq shumë sa që mori përsipër një udhëtim. Gjatë udhëtimit, u ndal në një vend dhe pa një tubim të madh njerëzish të cilët ishin mbledhur për të dëgjuar një njeri i cili fliste bukur, pastër, drejtë dhe mbi gjitha, ëmbëlsira e ligjeratave të tij ishte se ai po fliste për madhështinë e Krijuesit të Gjithësisë.

Udhëtari u afrua ngase zëri i ligjeruesit iu duk i njohur. Por, pasi kishte kaluar nje kohë e madhe, atij nuk i kujtohej se ku e kishte dëgjuar këtë zë. Nga habia e madhe dhe kurioziteti që kishte u afrua dhe ajo që pa e befasoi shumë, nuk po i besonte syve, njeriu që po ligjeronte ishte shoku i tij i fëmijërisë. Tani më shumë iu shtua habia dhe kurreshtja se si ishte e mundur që shoku i tij të kishte këtë famë sa që qindra njerëz ishin mbledhur dhe e dëgjonin me një dashuri shumë të madhe, mes tjerave, në mendjen e tij, ai po mendonte se si kishte ngelur në vendnumro dhe nuk kishte bërë asgjë të dobishme në jetën e tij. Teksa mendonte, ndihej keq që kishte lejuar që koha e tij e vlefshme, e pakthyer mbrapsht kishte ikur kot.
Këto dhe shumë mendime tjera e torturonin sa që vendosi me veten e tij të pres përfundimin e ligjeratës dhe ta pyes nga afër shokun e tij se pse ai ishte i suksesshëm dhe ky doli i dështuar.
Priti mbi dy orë me durim e sakrificë dhe më në fund e takoi shokun e tij, iu afrua afër dhe i tha:

  • Ju kujtohem?

Njeriu i cili po ligjeronte, e pa dhe i tha:

  • Po, ti ke qenë shoku im i fëmijërisë! dhe i dha një përshëndetje të ngrohtë.
    Njeriu i cili kishte dështuar i tha shokut të tij:
  • Si ka mundësi që ti je kaq i suksesshëm dhe unë jam i njëjti, nuk kam ndryshuar fare?
    Ai me qetësi i tha:
  • Gjatë gjithë jetës sime nuk kam pasur asnjëherë kohë që të merrem me jetën e të tjerëve, sepse koha e shkurtër më ka mjaftuar të merresha me veten time. Gjithmon jam marr me të metat e vetes sime, çdo ditë punoja që të isha një njeri i regullt, i sjellshëm dhe besimtarë. Punova shumë duke përmirësuar veten dhe nuk lejova asnjëherë veten time të merresha me jetën e dikujt tjetër.
    Shoku i dytë e pa dhe itha:
  • Kjo qenka një ndër arsyet kryesore të suksesit tënd sepse unë gjatë tërë jetës nuk kam ecur përpara. Gjithmonë merresha me jetët e të tjerëve, i përgojoja ata, i diskutoja dështimet dhe sukseset e tyre dhe kjo humbje e madhe e kohës më bëri ta harroj veten time, të harroj të metat e mia të shuma të cilat kërkojnë përmirësim.

Vëllezër dhe motra, rrugët e jetës janë të ndryshme, por ne duhet të zgjedhim rrugën e duhur të jetës sonë. Nuk duhet të merremi me thashetheme, përgojime dhe të harrojmë veten tonë. Çdo njeri ka të meta dhe kohën që Zoti i Gjithësisë i ka dhuruar duhet ta shfrytëzoj në dobi të veprave të mira si dhe në përmirësimin e vetës së tij duke i larguar veset dhe duke u përsosur si njëri. Njëriu i suksesshëm ishte Llukmani, të cilin e përmend Krijuesi i Gjithësisë në Kur’anin Famëlartë.

“Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh All-llahun, e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtetë, All-llahu nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse Ai vetë është i lavdishëm.” (Llukman, 12)

E huazuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *