• Sun. Apr 28th, 2024

Si duhet të sillemi kur Allahu na sprovon

Bylexopress

Jan 11, 2021
16e083ee-9dc0-4e1c-91fa-2f33b6a4bd07

Allahu xh.sh. shumë shpesh i jep robit të Tij të mira të caktuara, e pastaj pas një kohe ia merr, pas dhënies së të mirave, ia dërgon sprovën e hidhur. Allahu xh.sh. ia dhuroi Jakubit a.s., birin e tij Jusufin a.s., i cili ka jetuar me të sa ishte fëmijë, e më pas Ai e ndau prej tij për 33 vjet. Allahu xh.sh. shpeshherë, papritmas, jep të mira, dhe shpeshherë, pa pritmas i merr, …pse?

Sepse, Allahu xh.sh. dëshiron të shohë gjendjen dhe sjelljen e besimtarëve, kur kanë dhe kur nuk kanë. Në kushte të tilla, pasqyrohet ndershmëria, mirënjohja dhe forca e imanit – besimit në Allahun xh.sh.. Prandaj, Jakubi a.s., kur ka jetuar me Jusufin a.s., ishte i kënaqur dhe i lumtur, por kur Jusufi a.s., u zhduk, ai ishte sërish i kënaqur me caktimin e Allahut xh.sh. dhe askujt nuk iu kishte ankua për gjendjen e tij, përpos Allahut xh.sh.

Prandaj, dijetarët islam thonë: “Kulmi i besimit për besimtarët është, kur në sprovat e rënda, asnjëherë nuk i ankohen njerëzve, për gjendjen e tyre, por vetëm Allahut i drejtohen dhe prej Tij kërkojnë zgjidhje.” Në një vend tjetër, Ibn Mubareku thotë: “Kur dikush për problemin dhe sprovimin e tij, i ankohet dikujt tjetër pos Allahut, xh.sh. është sikur ai ka humbur besimin në Allahun xh.sh.”

Kështu që kur të na ndodhë ndonjë sprovë, shikojeni gjendjen tuaj, në çfarë gjendje keni qenë. Pra, të nxjerrim një përmbledhje – rezyme! Nëse, pas dhënies së të mirave, Allahu xh.sh. na sprovon, dijeni se Allahu, nga ne, dëshiron dy gjëra: Dëshiron që përsëri të ri-dëgjojë lutjet dhe dëshirat tona, dhe të shohë se si dhe në çfarë mënyre sillemi me sprovat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *