• Sat. Apr 27th, 2024

Imami i xhamisë hajn

Bylexopress

Jan 20, 2021

Një familje në një ditë Ramazani e ftoi imamin për iftar. Gjatë përgatitjes së tryezës së ushqimit gruaja e harroi një shumë të parave në tryezë. Pasi që hëngrën iftar dhe e përcollën imamin, gruaja e pyeti bashkëshortin se a i kishte marrë ai paratë në tryezë, sepse aty nuk kishte njeri tjetër pos atyre dyve dhe imamit. Çifti bashkëshortor nuk kishin as fëmijë. Bashkëshorti ja ktheu se jo, ai nuk i kishte marrë paratë dhe gruaja u habit dhe tha atëherë i paska marrur imami sepse njeri tjetër nuk kishte aty! Kërkoi nga bashkëshorti ta kontaktonte imamin dhe ta pyes për paratë. Bashkëshorti i tha bashkëshortes, megjithatë nuk po e kontaktojmë se po më vije turp, por do t’i ndërprejmë mardhëniet me këtë imam dhe nuk do falemi më mbas tij në xhami. Kaloi një vit dhe erdhi Ramazani tjetër dhe një ditë burri i thotë gruas, jemi në muajin e mëshirës dhe faljes, jam i mendimit ta tejkalojmë problemin dhe ta ftojmë imamin për iftar, sidomos kur e dimë se imami nuk e ka familjën me vete dhe i shërben xhematit larg nga familja e tij.

Pas një bisede mes tyre, pajtohet gruaja ta ftojnë imamin por me një kusht, e ai është që burri ta pyes imamin se çfarë ndodhi herën e kaluar me paratë e lëna në tryezë?! Burri pranoi dhe e ftuan imamin dhe pasi hëngrën iftar, burri e pyeti imamin se çfarë ndodhi vitin e kaluar me paratë e lëna në tryezë?! Kur e dëgjoi imami këtë pyetje, e ngriti kokën dhe filloi të qajë, e kur e pa gruaja duke qarë e pyeti: për çka po qanë?! Imami ia ktheu: po, unë i kam marrë ato para dhe i kam vendosë në Kur’an-in e vetëm që ishte në raftin e librave tuaja, e të cilin po e shohë edhe tani aty në të njëjtin vend. Ajo që më bëri të qajë është fakti se ju që 365 ditë nuk e keni lexuar asnjë shkronjë të Librit të Allahut! Burri me të shpejtë e mori Kur’an-in dhe kur e hapi i gjeti paratë aty në fillim të Librit të Allahut tek sureja El-Fatiha! Me këtë rast gruaja e penduar nga mendimi i keq për Imamin, i kërkoi falje duke qarë. Imami i tha mos më kërko falje mua, por kërkoi falje Allahut që nuk e ke hapur Librin e Allahut për më shumë se një vit! Ndërsa unë, nuk jam tjetër pos një rob i dobët i Allahut.

Mësimi; Ti që e lexove këtë tregim, kur e ke hapur Librin e Allahut për ta lexuar dhe medituar rreth ajeteve të Librit?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *