• Fri. Apr 26th, 2024

A e shkroi Muhammedi a.s. Kur’anin?

Bylexopress

Nov 5, 2020

Artur Tagani

Mekkeja, njё zonё nё mesin e shkretёtirave. Pёrveç hurmave dhe deveve e vetmja gjё qё i mbante gjallё kёta banorё tё kёtij qyteti ishte ekonomia qё vinte nga tregtarёt dhe peligrinёt e Qabes, tё cilёt vazhdonin tё vizitonin Qaben qё prej kohёs sё Hz. Ibrahimit. Prandaj edhe superfuqitё e asaj kohe Persia dhe Bizanti nuk tregonin interes pёr pushtimin e asaj zone.

Pёr sa i pёrket planit kulturor tё Mekes, njerёz qё dinin shkrim-kёndim ishin pёr t’u numёruar me gisht. Por gjithёsesi, poezia dhe oratoria ishte mjaft e zhvilluar. Gjithashtu edhe tregimet e shkurtra, proverbat dhe pёrrallat… Nuk ishte shumё e praktikuar kultura e shkruar. Intelektualёt e asaj kohe preferonin mё shumё tё zhvillonin aspektin oratorik tё tyre. Nё sy binte fuqia e memorizimit. Nё aktivitetet e poezive qё zhvilloheshin nё atё kohё, kishte plot njerёz qё mёsonin pёrmendёsh poezi me qindra vargje me ta dёgjuar vetёm njё herё.

Nё njё atmosferё tё tillё, njёri prej tyre kishte shpallur se Zoti e kishte dёrguar atё si Profet. Normalisht, as qё pretendohej tё mirёpritej menjёherё njё gjё e tillё. Dhe kёshtu u bё. Iu kundёrvuan maksimalisht, e akuzuan, i ushtruan dhunё nё sasi dhe mёnyra sa kishin mundёsi. Bёnё aq sa mundёn pёr ta penguar Muhammedin (paqja qoftё mbi tё). Mirёpo nuk mund tё kishin sukses. Feja Islame u pёrhap nё mbarё Gadishullin Arabik vetёm brenda 23 viteve tё para tё fesё Islame.

Vitet ndryshuan, kaluan 1500 vjet, por akuzat e kundёrshtarёve tё Islamit nuk ndryshuan. Tё njёjtat pandehje tё dikurshme, por nё njё format pak mё tё stolisur i thonё tё sotmit. Nuk mundёn ta rinovonin veten e tё gjenin argumente tё reja pёr ta kundёrshtuar fenё Islame.

Jemi tё detyruar tё pёrdorim termin “akuzё”, pasi nuk ёshtё se kёta persona qё kanё kёto mendime kanё bёrё studime serioze mbi Kur’anin dhe kanё arritur nё konkluzione tё tilla.

Atёherё le t’i hedhim njё sy kёtyre akuzave:

  1. Kur’anin e ka shpikur vetё Muhammedi
  2. Njё njeri ia ka mёsuar Kur’anin Muhammedit
  3. Muhammedi thotё ato qё dinte rreth Biblёs.
  4. Muhammedi thotё ato qё ka mёsuar nga burimet e qytetёrimeve tё mёparshme.

Atёherё le tё ndalemi tek pika mё kryesore, tek ajo qё pёrbёn edhe titullin e temёs sime, pyetje e cila nganjёherё shqetёson edhe mendjen e ndonjё myslimani.

A mund ta ketё shkruar Kur’anin vetё Hz. Muhammedi?

Kur’ani, nё Suren ”Nisa”, verseti 82, pёrgjigjet nё kёtё mёnyrё:  ”A nuk mendojnë thellë për Kur’anin? Po t’kishte qenë ai prej dikujt tjetër e jo prej Allahut, sigurisht që do t’kishin gjetur në të mjaft kundërthënie e mospërputhje.” Pra, nё njё vepёr tё tillё qё mund t’ishte shkruar nga dora e njeriut brenda njё periudhe kohore prej 23 viteve, pa diskutim qё do pёrballeshim me kundёrthёnie, me mospёrputhje, me prishje tё kuptimit tё plotё apo me prishjen e harmonisё poetike tё Kur’anit. Tendencat pёr njё ”Kur’an” analog nuk kanё munguar qё nё kohёn e Hz. Muhammedit e gjer nё kohёt tona; psh. nё Irakun postsadamist njё grup misionarёsh tё krishterё tentuan tё hedhin nё qarkullim njё tjetёr Kur’an tё modifikuar nё formёn qё atyre u interesonte. Porse pa sukses, sepse ashtu siç thotё edhe studiuesi perёndimor Domenik Soundel ”Veçoria kryesore e Kur’anit ёshtё pamundёsia e imitimit tё tij nga aspekti poetik”, apo siç thotё Profesor Ennest Renan ”Ky libёr, aq sa solli njё revolucion fetar, solli edhe revolucionin letrar”.

Edhe njё herё po pyesim:

Vallё, vetё Hz. Muhammedi e shkroi Kur’anin?

Ne e dimё se thёniet dhe sjelljet e Profetit Muhammed (a.s.)  quhen hadithe. Thёniet dhe veprat e Hz. Muhammedit janё tё pёrmbledhura nё vepra volumoze. Tashmё edhe nё gjuhёn shqipe posedojmё mjaft libra qё kanё hadithe. Mjafton tё marrim njёrin prej kёtyre librave, tё marrim edhe njёrin prej pёrkthimeve tё Kur’anit dhe tё bёjmё njё analizё tё vogёl. Ёshtё e pamundur tё jetё i njёtё autori i kёtyre dy veprave. Ky do jetё konkluzioni! Sepse mёnyra e shpjegimit tё çёshtjeve, stili i formulimit tё fjalive, terminologjia dhe fjalori qё ёshtё pёrdorur nё kёto dy vepra ёshtё tejmaset i ndryshёm. Ky ёshtё edhe njё nga argumentet e vjetra qё jepet si pёrgjigje e pyetjes ”A e shkroi Hz. Muhammedi Kur’anin?” Aq mё tepёr bindёs ёshtё ky fakt sikur tё bёhet njё studim i mirfilltё mes kёtyre dy veprave nё gjuhёn origjinale tё tyre. Atёherё do arrihet bindshёm nё konkluzione tё tilla, ashtu siç arritёn shumё orientalistё, ku pёr ta lustruar bisedёn po pёrmend tё mirёnjohurin Profesor Goldziherin i cili pat thёnё: ”Ky libёr qё njihet me emrin Kur’an dhe qё ёshtё i dёrguar nga vetё Zoti, ёshtё njё shёmbylltyrё e letёrsisё botёrore.”

Edhe njё herё le t’i pёrgjigjemi pyetjes sё mёsipёrme.

”A e shkroi Hz. Muhammedi Kur’anin?”

Nё Kur’an ekziston njё sure me titull ”Abese”. Pёr shkakun e zbritjes sё ajeteve tё para tё kёsaj sureje pak a shumё tё gjithё specialistёt e komentit tё Kur’anit arrijnё nё njё pёrfundim, i cili ёshtё; Allahu xh. sh. i tёrhek vёrejtje Hz. Muhammedit, nё njё farё mёnyre e qorton atё. Momente tё tilla qortimi gjenden nё Kur’an, ashtu siç ёshtё edhe ngjarja lidhur me robёrit e betejёs sё Bedrit. Njё njeri me mendje tё shёndoshё, qё po bёhej lider i atij populli dhe qё synonte tё bёhej lider i mbarё njerёzimit, sikur ta kishte shkruar vetё kёtё libёr nuk do i vlenin kёto lloj kritikash, nё thonjёza.

Pa lё pastaj, qё tё shkruash njё libёr tё tillё qё po ndriçon mbarё njerёzimin nuk mund tё ketё fuqi njё dorё njerёzore, aq mё pak njё person i vetёm, sa do i zgjuar tё ishte.

Pa dashur tё detajohemi mё thellё, duke uruar qё kёto pёrgjigje tё ishin tё mjaftueshme, do dёshiroja ta pёrfundoja fjalimin tim me ajetin qё keni tё shёnuar mbi ftesё: 
“Nëse ju (o njerëz) dyshoni për atë (Kur’anin) që Ne i kemi zbritur robit tonë (Muhammedit a.s.), atëherë bëni edhe ju një Sure (pjesë të Kur’anit) të ngjashme si ajo dhe thirrni dëshmitarët tuaj (mbrojtësit dhe ndihmësit tuaj, të adhuruarit tuaj) përveç Allahut, nëse jeni të drejtë (dhe shihni nëse dyshimet tuaja janë të vërteta).”  KUR’ANI, II, 23

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *