Ajeti kuranor të cilin duhet ta kemi gjithmonë para syve

Në të vërtetë Ai i Cili e ka krijuar njeriun mund ta përshkruaj më mirë dhe mund t’i paraqes edhe cilësitë, karakteristikat dhe qëllimet e tij, sepse e di se si është “koduar”. Ai e di se cfarë mund të bëj njeriu në çdo moment.

Këtu do ta japim një ajet që tregon një cilësi të cilën për fat të keq mund ta gjejmë tek shumë njerëz, respektivisht tek vetja jonë, andaj është shumë e rëndësishme që gjithmonë ta lexojmë, të meditojmë për të dhe të jemi të vetëdijshëm se Allahu na ka dhënë lirinë të zgjedhim ne vetë, do të jemi prej atyre që i përmend ajeti apo jo.

“Kur njeriut i bie ndonjë e keqe, ai na lutet Neve; por, kur pas kësaj, i ofrojmë një të mirë prej Nesh, ai thotë: “Kjo më është dhënë vetëm pse kam ditur.” Nuk është kështu! Kjo është vetëm një sprovë, por shumica e tyre nuk e dinë.” (Zumer).

Edhe pse ajeti kryesisht i referohet mosbesimtarëve, cilësia e harresës së Allahut nuk është e huaj edhe për muslimanët. Në fakt shumica prej neve, kur i gëzojmë të mirat e kësaj bote harrojmë të falënderohemi për to, ndërsa kur na kaplon ndonjë brengë, mërzi apo pikëllim, jemi të gatshëm të falemi edhe tërë natën apo të bëjmë ibadet pandërprerë. Sikur të kishim të njëjtën gjendje të imanit edhe kure jemi mirë edhe kur jemi keq…? Sepse kur jemi të pikëlluar gati se çdo gjë të përkujton mërzinë, ndërsa kur i gëzojmë mirësitë shumë pak gjëra na përkujtojnë se këto të mira i kemi për shkak se Allahu na i ka dhënë.

Ky ajet dhe të ngjashëm me të duhet gjithmonë t’i kemi para syve dhe të meditojmë për to.

Përshtati: Arsim Dauti

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *