• Fri. Apr 26th, 2024

Allahu i Madhëruar, është gjithmonë afër nesh

Bylexopress

Apr 6, 2020

Allahu i Madhëruar, është gjithmonë afër nesh, por e rëndësishme është që edhe ne të jemi afër Tij.

Ndërkohë që edhe një punë e vogël e bërë me këtë vetëdije, bëhet sa një mal, punët të cilat bëhen në mënyrë të shkujdesur ndaj Allahut, janë të padobishme sado të mëdha qofshin. Namazi që fal një zemër e tillë e shkujdesur, është pajetë, lëmosha që jep s’ka dobi, lutja që bën nuk pranohet dhe pendimi i saj, ka nevojë për pendim. Sa bukur e shpreh kjo ndodhi, këtë të vërtetë: Mexhnuni i cili endej nëpër shkretëtirë i dashuruar pas Lejlës, padashur kalon përpara një njeriu që po falte namaz. Kur e përfundoi namazin dhe dha selam, njeriu u ngrit dhe e qorton me ashpërsi: “A nuk e di ti që nuk i kalohet para dikujt që po fal namaz?!” Ndërsa Mexhnuni ia priti me këto fjalë:

“Unë nuk të pashë fare ty, për shkak të dashurisë ndaj Lejlës! Po ti si më pe mua ndërkohë që ndodheshe në namaz para të dashurit tënd, Allahut?!” Domethënë, edhe zemra e dashuruar pas një njeriu kaplohet nga ndjenja të forta ndaj atij që dashuron dhe syri i tij nuk sheh kënd tjetër përveç tij. Grada e cilësisë së adhurimeve, është në përpjesëtim të drejtë me nivelin e afërsisë së zemrës me Allahun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *