• Fri. Apr 26th, 2024

Bëj mirë, sepse Zoti nuk jua humb mundin bamirësve!

Bylexopress

Apr 3, 2020

Bëj mirë, sepse Zoti nuk jua humb mundin bamirësve!

Një burrë i moshuar ishte shtruar në spital. Një djalosh e vizitonte çdo ditë dhe qëndronte me të më shumë se 1 orë dhe e ndihmonte të ushqehej dhe të pastrohej, përveç kësaj e nxirte dhe e shëtiste në lulishten e spitalit, pastaj e ndihmonte për tu shtrirë dhe pasi sigurohej për shëndetin e tij, largohej.

Një ditë infermierja hyri në dhomën e tij për ti dhënë ilaçet dhe për të parë gjendjen e tij. Ajo i tha: Mashallah o xhaxha, Zoti i dhëntë jetë evladit tënd, sepse çdo ditë vjen dhe të viziton. Sot nuk gjen evlad të tillë që kujdesen për prindërit!

Ai pa nga infermierja por nuk foli, mbylli sytë dhe me vete tha: Ah sikur të ishte evladi im! Ky djalosh është një jetim që jeton në lagjen tonë.

Një ditë e gjeta duke qarë tek dera e xhamisë pasi që kishte ndërruar jetë babai i tij. Unë e qetësova dhe i bleva një ëmbëlsirë dhe pas asaj dite nuk e kam parë më. Kur dëgjoi se unë isha i vetëm bashkë me gruan time ai vinte dhe na vizitonte çdo ditë për të parë gjendjen tonë, derisa kur trupi im u dobësua dukshëm, ai e strehoi gruan time në shtëpinë e tij ndërsa mua më solli në spital për të më kuruar.
Kur e pyesja: Pse o biri im mundohesh kaq shumë duke u preokupuar me ne?
Ai buzëqeshte dhe më thoshte: Akoma e ndiej shijen e ëmbëlsirës në gojën time o xhaxhai im!

Fatjon Isufi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *