Besimtari do të shpërblehet me dy xhenete

Ai i cili largohet nga gjynahet dhe refuzon thirrjen e pasionit për hir të Allahut të Madhërishëm, i është garantuar mbrojtja nga ana e Allahut dhe meriton mëshirën e Tij.

Megjithatë, Allahu i Madhërishëm nuk lejon që robi të ndjej ëmbëlsinë e mirësive dhe begative të Tij, bukurinë e afërsisë së Tij si dhe lumturinë dhe kënaqësinë afër Tij,  nëse në zemrën e robit ekziston lidhja me dikë tjetër përveç Allahut, qoftë ai rob edhe dijetarë,  zahid apo i devotshëm! Në fakt, Allahu i Madhërishëm refuzon të lëshoj thesarin e mirësive të Tij në zemrën e atij që nuk i është dorëzuar vetëm Atij.

Allahu i Madhërishëm lëshon thesarin e mirësive të Tij në ato zemra të cilat varfërinë në afërsinë e Allahut e shohin si pasuri, ndërsa pasurinë pa Allahun e shohin  si varfri, në ato zemra që lavdinë pa Allahun e konsiderojnë nënçmim, ndërsa nënçmimin afër Allahut e shohin si lavdi, në ato zemra  të cilat lumturinë pa Allahun e shohin si mjerim, ndërsa mjerimin në afërsinë e Tij e shohin si lumturi. Me një fjalë Allahu i Madhërishëm begatitë dhe dhurata e tij ua jep atyre zemrave që jetën e shohin vetëm në afërsinë me Të, ndërsa pa afërsinë e Zotit jeta u duket si vdekje: e mbushur me dhimbje, pikëllim, brengë dhe trishtim. Besimtari i cili zemrën e tij e ka të lidhur me Allahun do të fitoj dy xhenete: Xhenetin e dynjasë dhe xhenetin e ahiretit, në Ditën e Gjykimit.

Autor: Ibn Kajjim El-Xhevzi

Përshtati: Arsim Dauti

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *