• Fri. Apr 26th, 2024

Cfare i ndodh shejtanit kur kendon Suren Bekare?

Bylexopress

Jan 20, 2021

-Qesh. E kjo kur personit i hapet goja dhe nuk e mbulon atë duke vendosur dorën ose rroben e tij.

-Qan. E kjo kur njeriu lexon ajetin e sexhdes dhe bie në sexhde, shejtani largohet, qan dhe thotë: “Biri Ademit u urdhërua me sexhde dhe ai ra në sexhde dhe për të është Xheneti. Ndërsa unë u urdhërova për bërjen e sexhdes dhe kundërshtova, dhe për mua është zjarri.” Shënon Muslimi (81)

-Ikën dhe lëshon gazra. E kjo ndodh kur thirret ezani. Siç ka ardhur në hadithin që gjendet në dy librat e saktë të haditheve (Buhariu dhe Muslimi) se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur thirret ezani për namaz shejtani ikën duke lëshuar gazra. Kur mbaron ezani kthehet, kur thirret ikameti ikën dhe kur mbaron (dhe fillon namazi) kthehet dhe i hedh vesvese njeriut në zemër duke i thënë: Kujto këtë e atë gjë, derisa (njeriu) nuk di se sa ka falur tre apo katër…” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

-Ulet (qëndron) mes hijes dhe diellit. Prandaj dhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar nga ulja e tillë, siç gjendet në “Musnedin” e imam Ahmedit dhe “Sunenu” të Ebu Daudit dhe e ka saktësuar Shejh Albani.

-Ecën me një nallane (këpucë, shapkë, sandale) të vetme. Siç gjendet tek Tahaviu dhe e ka saktësuar Shejh Albani. Prandaj dhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar nga ecja me një këpucë (sandale etj.) të mbathur. Siç gjendet në dy librat e saktë të haditheve (Buhariu dhe Muslimi).

-Celësi i punës së tij (shejtanit) është shprehja “sikur”. Siç ka ardhur në hadithin e Ebu Hurejrës radijAllahu anhu që e shënon Muslimi (2664) se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nëse të godet diçka mos thuaj: sikur të veproja kështu apo ashtu. Por thuaj; kaderAllahu ue ma shae feal. Ngase shprehja ‘sikur’ ia hap punën e shejtanit.”

Përgatiti: Unejs Sheme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *