• Wed. May 8th, 2024

Është e lehtë ta rregullosh gruan dhe fëmijët e dikujt tjetër

Bylexopress

Apr 14, 2020

Shumica e njerëzve e kërkojnë armikun te tjetërkush, kurse në fakt, ai është armiku më i madh i vetvetes. Disa duan ta rregullojnë shtetin, fëmijët e huaj, gratë, politikanët, ndërsa nuk janë në gjendje – p.sh. – t’ia thonë vetvetes që mos të gënjejë, mos të përgojojnë, mos t’i shikojnë gratë e huaja, që të falen rregullisht, etj. Nëse mëkatet do të kundërmonin erë të keqe, atëherë secili do ta shihte sesa nuk vlen, se ata, me siguri lëshojnë erë të keqe, por shumica këtë nuk e ndjejnë. Pak kush për veten e tij thotë se nuk vlen. Për ta gjithmonë të tjerët janë fajtorë që nuk është më mirë, por lumturia nuk blihet, për të duhet bërë përpjekje.

Llogaritja e jetës sonë me siguri do të vijë në shqyrtim në Ditën e Gjykimit, kur nuk do të ndihmojë asnjë lidhje, por atëherë nuk do të ketë riprovim, prandaj le të rregullohemi derisa nuk është bërë vonë. Askush nuk ka dëshmi me shkrim nga Allahu se është i mirë dhe është i sigurt nga ndëshkimi.

Le të shpejtojmë me llogaritjen e vetvetes dhe me bërjen e veprave të mira, sepse kjo është karakteristikë e besimtarëve: “Dhe ata që japin nga ajo që u është dhënë atyre, e zemrat e tyre janë të frikësuara, meqë do të kthehen te Zoti i tyre, – ata nxitojnë në vepra të mira dhe për to i kalojnë të tjerët.” (el-Muminune, 60-61)

Këto janë cilësi të njerëzve të zgjuar dhe të vetëdijesuar. Ata japin dhe përsëri kanë frikë se çka do t’u ndodhë atyre, sepse duhet t’i përgjigjen Allahut për atë që kanë bërë, dhe  a do t’ua pranojë Allahu i Plotfuqishëm.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *