• Fri. Apr 26th, 2024

Jetimi e tejkaloi në bujari

Bylexopress

Dec 26, 2020

Një njeriu e pyeti Hatim et-Ta’iun, udhëheqësin e fisit Ta’i, i cili në kohërat para-islame ishte i njohur për zemërgjerësinë dhe bujarinë e tij.
“A të ka mposhtur ndokush dhe a të ka tejkaluar në fisnikëri dhe bujari?”

“Po”, u përgjigj et-Ta’iu. “Më ka tejkaluar në bujari një djalë i ri nga fisi Ta’i i cili ishte jetim. Ai kishte dhjetë dele, dhe një herë kur e vizitova, ai menjëherë e theri një dele për të më gostitur. E pjeku mishin dhe më shërbeu. Më ofroi trurin e deles si specialitet të veçantë. Pasi e provova specialitetin e tij, thashë: “Pasha Zotin, kjo është shumë e shijshme!”

Pas kësaj, i riu shkoi dhe i theri nëntë delet e mbetura për t’i përgatitur dhe për t’më sjellë trurin e tyre, pa e ditur unë. Kur dola, pashë shumë gjak rreth shtëpisë së tij dhe e kuptova se ai i kishte therë të gjitha delet që t’më gostiste mua.

Unë e pyeta, “Pse e bëre këtë?” Ai u përgjigj, “Ty të pëlqeu diçka që unë kisha, kështu që s’mund të bëhesha koprrac ndaj teje.”

Kur e dëgjoi këtë, njeriu e pyeti Hatim al-Ta’iun: “Po ti, si ia ktheve bujarinë e tij?”

Ta’iu u përgjigj: “Unë ia dhurova treqind deve të kuqe dhe pesëqind dele”.

Njeriu i tha: “E pra, ti je më bujar dhe më fisnik se ai!”

“Jo, ai është më bujar, sepse më solli gjithçka që kishte, kurse unë i dhashë një pjesë të vogël të pasurisë sime”, tha Hatim al-Ta’iu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *