• Sat. Apr 27th, 2024

Këmbëngulja në dua

Bylexopress

Apr 25, 2020

Këmbëngulja në dua’ është një prej ilaçeve më frytdhënëse. Transmetohet nga Ebu Hurejre se Profeti (a.s) ka thënë: “Allahu mërzitet me atë njeri që nuk kërkon prej Tij.”[1]

Kurse, në një hadith tjetër të transmetuar nga Enesi (r.a), Profeti (a.s) ka thënë: “Mos u tregoni të pafuqishëm në dua’, sepse askush nuk rrezikohet prej saj.”[2]

Aishja (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Allahu i do këmbëngulësit në dua.’”[3]

Imam Ahmedi transmeton nga Kudate, sipas të cilit, një varkëtar ka thënë: “Nuk kam si ta përshkruaj besimtarin vetëm si një njeri në mes të detit, të ulur mbi një dru, i cili lutet: “O Zot, O Zot!” Mbase Allahu e shpëton atë.”[4]

[1] – Transmetojnë Ibn Maxheh në “El-Sunen” (3827) (2), Et-Tirmidhiu (3370), Buhariu në  “El-Edab El-Mufred” (658), Ahmedi (442/2) etj.

[2] – Sahihul Hakim (493/1).

[3] – Transmetojnë Et-Taberiu në “Ed-Dua” (20), El-Ukejli në “Ed-Deufa” (452/4) etj. El-Hafidh Ibn Haxheri thotë:  “Këtë hadith nuk e ka transmetuar kush tjetër, përveç Es-sefer Bin El-Euzait. Ai është një hadith i braktisur e të tjerët mbase e kanë bërë të rremë”.

[4] – “Ez-Zuhd” (2/273). Gjithashtu e transmeton edhe Ebu Nuejmi në librin e tij “El-Hiljeh” (235/2).

Libri “Sëmundja dhe Ilaçi”
Autori: Ibn Kajjim el Xheuzije (751h)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *