Ky është Muhammedi, i thjeshti, modesti…

Ky është Muhammedi, i thjeshti, modesti…

E ke parë në shtëpinë e tij duke larë rrobat, duke arnuar xhyben, duke mjelë delet dhe duke qepë këpucët…
E ke parë duke ngrënë me shërbëtorin, duke vizituar të sëmurin dhe duke i dhënë nevojtarit…
E ke parë duke u falur dhe nipi i tij varej mbi shpinë, ndërkohë që ai ishte në sexhde, e e linte derisa të ndalej dhe ai vazhdonte namazin e tij.
Dhembshuria dhe dashuria ishin të mishëruara…
I donte njerëzit dhe kafshët… madje edhe bima u përmallua për të dhe këshillonte, që pemët të mos priteshit.
Deri edhe gjërat e ngurta i përfshiu me dashuri, sepse thoshte për malin e Uhudit: “Ky mal na do neve dhe ne e duam atë”.
Madje edhe dheu i tokës, me të fshinte fytyrën e tij, duke marrë abdes me dashuri dhe thoshte: “Fshihuni me dheun e tokës, sepse ajo për ju është mëmë”.
Ky është ai i madhi, i cili nuk e pëlqente madhështinë dhe u thoshte shokëve të vet, kur ata i ngriheshin në këmbë: “Mos mu ngrini në këmbë, siç ngrihen në këmbë të huajt për mbretërit e tyre”.
Ishte bujari, të cilin shokët e tij e përshkruanin, se ai shpenzonte në mirësi dhe nuk e kishte aspak frikë varfërinë…
Nuk ka ndodhur kurrë, që ai të kursente ndonjë dërhem…
Vdiq, siç dihet, dhe parzmorja e tij ishte peng te një jehudi.
Dhe, jetoi e nuk u ngop asnjëherë. E nuk e shijoi bukën e elbit dy ditë rresht dhe me gjithë këtë nuk e refuzonte dhuratën, që i vinte prej ushqimit të shijshëm dhe prej rrobës së butë, por ai refuzonte të rendi pas jetës së luksit, apo të mendonte për të e të zinte veten pas saj… Për këtë e edukonte veten dhe e praktikonte me varfëri, uri, maturi në kërkesa dhe dëshira, për të qenë shembulli dhe udhëzimi i asaj që dëshironte Islami.
Fe e ekuilibrit dhe e mesatarizmit. Nuk ka murgëri e as vetëvrasje. E as shkatërrim e rendje pas epsheve, por mesatarizëm dhe ekuilibrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *