• Sat. Apr 27th, 2024

Më në fund milioneri zbuloi se si të jetojë i lumtur!

Bylexopress

Dec 2, 2020

Në një intervistë televizive, moderatori e pyeti të ftuarin e tij milioner se cila është gjëja që e ka lumturuar më shumë në jetë?

– Kam kaluar nëpër katër faza të lumturisë derisa kuptova lumturinë e vërtetë, i tha i ftuari milioner.

E para: Të paturit e gjërave, sepse mendoja se të paturit dhe arritja e asaj gjëje që e dëshiroja, e realizonte lumturinë.

E dyta: Të kisha gjërat më të çmueshme dhe më me vlerë, por gjeta se ndikimi i tyre ishte i përkohshëm.

E treta: Zotërimi i projekteve të mëdha, siç janë blerja e ekipeve sportive apo resorteve turistike në tërësi, megjithatë unë nuk gjeta lumturinë që imagjinova pasi kisha në pronësi projekte të mëdhaja.

E katërta: Kur një mik më kërkoi për të blerë karrige me rrota për një grup fëmijësh me aftësi të kufizuara, menjëherë e dhurova shumën e duhur për të blerë ato karrige, por shoku im këmbënguli (pa dëshirën time) të shkoja me të dhe tua jepja vetë dhuratën time fëmijëve. Shkova me të dhe ua dhashë vetë dhuratën. Pashë gëzimin e madh që mbulonte fytyrat e fëmijëve teksa merrnin karriget e tyre, dhe se si lëviznin në të gjitha drejtimet me karrige të thjeshta dhe qeshnin sikur të ishin në një park lojërash.
Por, ajo që futi lumturinë e vërtetë në shpirtin tim, ishte kur njëri nga femijët u kap pas këmbës sime kur doja të largohesha. U mundova ta çliroja këmbën me butësi nga dora e tij, por ai e mbajti atë ndërsa ishte përqëndruar fort tek fytyra ime. U përkula që ta pyesja: “A dëshiron diçka tjetër prej meje para se të largohem, o bir?” Dhe erdhi përgjigja e cila ndryshoi tërë jetën time, e pas saj njoha lumturinë e vërtetë.”
Ai tha: “Unë dua të kujtoj tiparet e fytyrës sate, që të të njoh kur të tëtakoj në botën tjetër para Allahut, e të të falënderoj edhe një herë tjetër.”

Ngjarjet të cilat i përjetojmë në jetë, na sjellin mesazhe të përditshme për të na kujtuar realitetin e gjërave dhe jetës.

Shumë njerëz jetojnë të hutuar nga kuptimi i lumturisë dhe humanitetit, ata jetojnë me një lumturi fallco dhe nuk e zbulojnë kuptimin e jetës së vërtetë apo të lumturisë së vërtetë vetëm nëse ata kalojnë ndonjë situatë, e në atë moment zemra e tyre është e gjallë, ndërgjegjja e tyre e zgjuar dhe mendja e tyre kupton, përndryshe edhe situata të tilla nuk mund të ndikojnë dhe ata mund të vazhdojnë në hutinë e tyre për jetën. Dhe kjo është ajo që ka përshkruar Kurani me fjalën “gafletun” (huti, pavëmendshmëri).
I Plotfuqishmi ka thënë: “Por, në të vërtetë, shumica e njerëzve nuk ua vënë veshin shenjave Tona”.
Ky ajet ka ardhur në Kuran pas historisë për shpëtimin e trupit të Faraonit pasi ai u mbyt në det.
I Plotfuqishmi tha: “Sot do të shpëtojmë vetëm trupin tënd, që të bëhesh mësim për ata që vijnë pas teje. Por, në të vërtetë, shumica e njerëzve nuk ua vënë veshin shenjave Tona.” (Sure Junus, 92).
Ajeti është mësimi të cilin e përjeton njeriu në jetë, qoftë qëndrim, fjalë, shikimi i diçkaje, leximi i një informacioni, goditja nga ndonjë fatkeqësi, sëmundje apo humbje, të gjitha këto janë mesazhe nga Zoti për njeriun që ta zgjojnë atë nga hutimi.

E ky njeri milioner, edhe pse hyri në shumë projekte që mendonte se do të ishin shkaku i lumturisë së përhershme, zbuloi se ato arrijnë lumturinë e përkohshme, dhe nuk priste kurrë se lumturinë e përhershme do ta gjente kur tua jepte të tjerëve lumturinë.
Ky koncept i ka munguar, kjo është se kur është i lumtur, ai do të jetë shkaku i lumturisë të të tjerëve, sido që të jetë puna që e bën, tregtare apo bamirëse. Ndjenja e lumturisë në bamirësi është më e madhe se sa në punët e tregtisë, sepse ti jep diçka pa marrë asgjë materiale në këmbim, dhe e ndjen forcën e lumturisë, vazhdimësinë dhe qëndrueshmërinë e saj. Jeta është të marrësh dhe të japësh, prandaj Allahu i Lartësuar e inkurajon dhënien, që muslimani të ndjejë lumturinë e përhershme.

Zoti i Lartësuar thotë: “Sa. për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai), dhe dëshmon për vërtetësinë e më të bukurës (besimit), Ne do t’ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit”, (Sure Lejl, 5-7)
I Dërguari ynë fisnik, Muhammedi a.s. ishte një nga njerëzit më bujar, pra jepte shumë, dhe thoshte: “Allahu është Bujar dhe e do bujarinë”.

Ndjenja e lumturisë të vjen kur ti ujep të tjerëve. Është bukur t’i japësh dikujt që të kërkon atë gjë për të cilën ai ka nevojë, por më e bukur se kjo është t’i japësh atij që s’të kërkon dhe ti e di nevojën e tij. Kjo është përvoja dhe eksperienca e milionerit në lumturi, dhe siç është thënë: “Kërkoji atij që ka eksperiencë dhe jo atij që ka mençuri!”

Nga Dr. Xhasim Al-Mutava
Revista “Familja” nr. 08

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *