Mësuesi i mençur

Tregohet se një mbret Persian kishte punësuar një mësues për djalin e tij për t’ia mësuar dituritë dhe mirësjelljen.

Kur djali i sundimtarit i zotëroi mirë të gjitha  dituritë, ndërsa në sjellje u bë shembull i vërtetë, mësuesi e ftoi tek ai dhe i dha një rrahje të mirë pa asnjë shkak as arsye. Këtë djaloshi kurrë nuk ka mundur ta harrojë.

Kur djaloshi u rritë, dhe babai i tij vdiq, ai u bë sundimtar në vend të babait. Atëherë iu kujtua mësuesi i tij, andaj e ftoi para tij dhe e pyeti:

– Përse atë filan dite më pate rrah aq fortë pa asnjë arsye as shkaku?

Mësuesi  u përgjigj:

– Dije, o sundimtar,  kur pashë që ju jeni aq shumë i mendjemprehtë – i zgjuar dhe se të gjitha që unë t’i kam mësuar ti i ke kuptuar, e kam ditur se ti një ditë do ta trashëgosh babain tënd. Të kam rrahur për të treguar se çka don të thotë dhimbja të cilën dikush ia shkakton dikujt pa asnjë arsye, në mënyrë që ti, si sundimtar, të përpiqesh që kurrë askujt të mos i bësh padrejtësi (zullum), sepse ai të cilit i është bërë padrejtësi këtë nuk e harron lehtë!

Mbreti i falënderohet mësuesit tij për gjithçka, e shpërblen me shpërblime të mëdha, dhe heq dorë nga hakmarrja të cilën e kishte ndërmend t’ia bëjë mësuesit të tij.

Përkthim: Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *