• Fri. Apr 26th, 2024

Përsërit fjalët e ezanit pas muezinit

Bylexopress

Apr 10, 2020

Ezani është thirrja madhështore për namaz që lexohet çdo ditë nga pesë herë.  Ai dëgjohet në gjithë rruzullin tokësorë. Muezini nëpërmjet ezanit na përkujton se ka filluar koha e namazit dhe se është koha për njërin nga namazet ditore. Nëpërmjet ezanit gjithashtu në mënyrë publike dëshmohet njëshmëria e Zotit  dhe pejgamberia e Muhamedit a.s.

Ai që e dëgjon ezanin obligohet t’i përgjigjet për ta fituar shpërblimin e namazit me xhemat. Nëse njeriu  nuk ka mundësi të shkoj në namazin me xhemat ai obligohet që namazin ta fal në shtëpi apo në vendin ku gjenden. Nëse për ndonjë arsye i kalon namazi është i obliguar ta fal kaza atë namaz.

Të gjithë ata që e dëgjojnë ezanin, pa marrë parasysh a kanë mundësi të shkojnë në xhami apo jo është  e lavdëruar të përsërisin fjalët e muezinit  përveç fjalëve  ”Hajje alessalah” dhe  ”Hajje alel felah”.  Pas këtyre fjalëve themi dhikrin ”la havle vela kuvvete illa billah”.

Pas ezanit është e lavdëruar të dërgojmë salavate dhe të themi lutjen që na ka mësuar Pejgamberi a.s.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Kur ta dëgjoni muezinin, përsëritni pas tij atë që ai e thotë, pastaj më dërgoni salavate mua, sepse kush më dërgon një salavatë, Allahu do t’i dërgoj dhjetë. Pastaj luteni Allahun të më jep ” El-Vesile” vend në xhenet  i cili do t’i takoj vetëm një robi të Zotit, ndërsa unë shpresoj ai do të jem unë. Ai që lutet që unë ta fitoj “El-Vesile” ka merituar shef’atin tim

Lutja pas ezanit është:

ALL-HUMME RABBE HADHIHID-DA’VETIT-TAMMETI VESSALATIL-KAIMETI -ATI MUHAMMEDENIL-VESSIILETE VELFADIILETE VEB-ATHU MEKAMEN MAHMUDENIL-LEDHI VE’AT TEHU.

Mes ezanit dhe ikametit duhet të bëhen më shumë lutje, sepse transmetohet nga i Dërguari i Allahut s.a.v.s. se  ka thënë: “Lutja mes ezanit dhe ikametit nuk kthehet prapë.”

Përktheu:  Arsim Dauti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *