• Fri. Apr 26th, 2024

“Shkoni, jeni të lirë dhe ua kam falur!”

Bylexopress

Nov 6, 2020

O njerëz, mos pritni ndihmë nga All-llahu xh.sh. që Ai, armiqve tuaj të hapur dhe të fshehtë, t’ua shkatërrojë jetët e tyre, karrierën dhe lumturinë, etj.

Jo, assesi. Luteni All-llahun xh.sh. që si fitore ndaj tyre t’ju dhurojë juve një zemër të qetë dhe të kënaqur. Një zemër e cila nuk do të ndikohet nga xhelozia dhe e keqja e tyre. Nuk mund të ketë gjë më të rëndë për armikun se t’ju shoh të buzëqeshur, ta shoh lumturinë dhe gëzimin në fytyrën tuaj! Kështu ai e kupton se planet e tij janë të dështuara.

Çfarë mendoni, si arriti ta përmbajë vetën Muhammedi a.s. në Mekke plotë 13 vite? Duke sharë e ofenduar, duke poshtëruar e sulmuar fizikisht? Jo, por ngase All-llahu xh.sh. i kishte dhuruar një zemër të qetë. Për shkak të zemrës së tij të qetë, ai nuk e lejoi të provokohej dhe të ulte veten në nivelin e tyre.

Andaj, kur pas dhjetë vitesh u kthye si ngadhënjimtar në Mekke, kundërshtarëve dhe armiqve ju tha: “Ju me siguri tani prisni që unë t’ju dënojë!” Ata heshtën plotësisht. Më pas, Muhammedi a.s. u tregoi se çfarë, në të vërtetë, është fitorja duke ju thënë: “Shkoni, jeni të lirë dhe ua kam falur!”

Saudin Çokoja

Përktheu: Mehas Alija

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *