• Fri. Apr 26th, 2024

Të ushqyerit e çdo gjallese shpërblehet me Xhennet

Bylexopress

Apr 14, 2020

Ebu Hurejra radijAllahu anhu tregon se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem ka rrëfyer: “Ndërsa po udhëtonte, një njeri ndjeu etje, kështu që zbriti në një pus dhe piu ujë prej tij. Kur doli, ai pa një qen që po gulçonte dhe po hante baltë nga etja. Tha me vete: ‘Ky qen po vuan nga ajo që vuajta edhe unë, kështu ai zbriti në pus, mbushi këpucën me ujë, e kapi me dhëmbë, pastaj u ngjit lart e i dha ujë qenit. Për këtë vepër të mirë Allahu u tregua mirënjohës ndaj tij, duke e falur.”

Njerëzit e pyetën: “O i Dërguari i Allahut! A kemi vërtet shpërblim për shërbimin ndaj kafshëve?”

Ai u përgjigj: “Po, për çdo shërbim ndaj çdo gjallese ka shpërblim.”

A thua edhe pas kësaj ndodhie dhe fjalëve të të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem dikush mund ta gjykojë islamin për jo humanizëm?! Në rast se Allahu e shpërblen njeriun për një gjest të tillë human ndaj një gjallese, a thua si qëndron puna kur ai e ndihmon qenien në formën më të mirë?!

Ebu Hurejra radijAllahu anhu tregon se Pejgamberi salAllahu alejhi ue sel-lem ka rrëfyer:

“Allahu e fali një prostitutë e cila, kur kaloi pranë një qeni që po gulçonte afër një pusi dhe po ngordhte nga etja, ajo nxori çorapin e saj prej lëkure, e lidhi me shaminë e kokës dhe i nxori atij pak ujë. Për këtë veprim Allahu e fali atë.”

Islami i lë të hapura dyert e pendimit. Askujt, madje edhe mëkatarit më të madh nuk i është ndaluar kryerja e ndonjë bamirësie e që të mos e fitoj faljen e Allahut të Madhëruar. Sikur ky të ishte hadithi i vetëm në këtë drejtim, do të mjaftonte në manifestimin se edhe mëkatarët e mëdhenj falen.

Burimi: ”Në Xhennet me të Dërguarin e Allahut”
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *