• Fri. Apr 26th, 2024

Tregim edukativ: Provoni mënyrën më të lehtë për të ndryshuar personalitetin tuaj

Bylexopress

Dec 26, 2020

Shumë vite më parë jetonte një mbret i cili kishte një mbretëri të madhe. Edhe pse ishte shumë i pasur, ai nuk kishte qetësi shpirtërore. Për këtë arsye ai vendosi të bëhet një musliman i mirë.

Mbreti dëgjoi se në mbretërinë e tij jetonte një njeri shumë i devotshëm, dhe se shumë njerëz shkonin tek ai për të marrë këshilla, prandaj vendosi ta vizitonte atë për t’u këshilluar. Kur mbërriti te njeriu i devotshëm, e pyeti: «Si mund të bëhem i devotshëm si ju? »

Njeriu i devotshëm iu përgjigj: «Duhet të kujtosh vdekjen 40 herë gjatë 40 ditëve» Mbreti mendoi se kjo është shumë e lehtë, e falënderoi atë dhe u kthye në kështjellën e tij. Gjatë atyre 40 ditëve, mbreti 40 herë mendoi për vdekjen, por në jetën e tij nuk vërejti kurrfarë ndryshimi. Ishte njëjtë si më parë.

Mbreti u hidhërua shumë dhe e thirri njeriun e devotshëm që ta gjykoj. I tha atij se është një gënjeshtar dhe se duhet të vritet para se t’i mashtroj edhe njerëzit tjerë. Prandaj vendosi t’ia heq kokën ditën tjetër. Por, njeri i devotshëm kishte një kërkesë. E luti mbretin që ta lejoj të bëhet mbret vetëm për një ditë. I premtoi se pasi të bëhet mbret nuk do ta vrasë ish mbretin dhe nuk do t’i bëj kurrfarë dëmi tjetër. Mbreti i tanishëm e pranoi idenë e tij dhe e bëri mbret vetëm për një ditë. Sapo u bë mbret, njeriu i devotshëm shkoi në treg dhe e pa një njeri që ishte duke shitur patate. Ai i urdhëro ushtarët që ta arrestojnë dhe ta sjellin atë në kështjellën e tij. Kështu shitësi i patateve doli para gjykatës. Njeriu i devotshëm i tha atij se nesër do të vritej. Shitësi i frikësuar filloi të qajë dhe kërkoi të dinte se çfarë kishte bërë. Njeriu i devotshëm nuk i dha kurrfarë përgjigje, por vetëm i tha se nesër do të vritet, dhe e mbylli atë në burg.

Pasi shitësi e kuptoi se do të vdiste, i harroi të gjitha dhe filloi të kërkoj falje nga Allahu. Filloi të lutej dhe të bëj dhikër. Njeriu i devotshëm urdhëroi që ta sjellin një prostitutë të bukur dhe ta fusin në burg bashkë me shitësin. Kur e futën në burg, ajo filloi t’i vardisej shitësit. Njeriu i devotshëm e solli ish-mbretin dhe i tha atij që të shikonte. Shitësi filloi të bërtiste dhe i thoshte asaj të largohet, sepse ai do të vdesë nesër dhe veprat e tij të këqija do t’i shkaktonin probleme me Allahun.

Atëherë njeriu i devotshëm e pyeti ish-mbretit, se a është duke kuptuar se çfarë po ndodh. Ai ia shpjegoi mbretit se atëherë kur je i vetëdijshëm dhe i bindur se do të vdesësh, do të largohesh nga veprat e këqija dhe do t’i përkushtohesh adhurimit ndaj Allahut. Kështu, përkujtimi i vdekjes vetëm një herë, por ashtu siç duhet, mjafton për të ndryshuar jetën e një qenie njerëzore.

Natyrisht, pas kësaj, shitësi i patateve u lirua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *