• Sat. Apr 27th, 2024

Tregim këshillues: Mëkati më i madh

Bylexopress

Dec 26, 2020

Ky rrëfim vjen nga nga koha e Musait a.s. Tregohet se një grua erdhi tek Musai a.s duke u penduar dhe i tha: “Kam bërë zina dhe mbeta shtatzënë, ndërsa kur fëmija lindi e vrava”.

Musai a.s i tha: “Sa i madh është mëkati që ke bërë, largohu prej këtu para se Allahu ta lëshoj zjarrin mbi ne për shkak të mëkatit që ke bërë”.

Gruaja u largua, ndërsa Allahu dërgoi melekun nga qielli tek Musai a.s dhe i tha: “Çfarë bërë me gruan e cila u pendua? A nuk gjetët dikë në gjendje më të rëndë se ajo?”

Musai a.s tha: “Kush është në gjendje më të rëndë se ajo?”

Ndërsa meleku iu përgjigj: “Ai i cili me qëllim dhe me vetëdije e le namazin, ai është në gjendje më të rëndë se ajo”.

I Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush i lëshon dy namaze pa arsye ka hapur dyert e mëkateve të mëdha.”

Transmetohet nga i Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Mos lëshoni namazin me qëllim, sepse kush e lëshon me qëllim namazin del nga strehimi e Allahut.

Paramendo: del nga strehimi e Allahut! Për të nuk ka mbrojtje nga Allahu i Madhërishëm.

i Dërguari i Allahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në një hadith për Isranë dhe Miraxh ka thënë: Kam parë një grup njerëzish, të cilët me tërë forcën e tyre i thyenin kokat nëpër shkëmbinj: sa herë që i thyenin kokat, ato u ktheheshin në gjendjen e mëparshme, por kjo nuk ua zvogëlonte dënimin. -“Kush janë këta?, e pyeta Xhibrilin”. “Këta janë ata që u ka ardhur rëndë t’i kryejnë namazet e parapara“- u përgjigj Xhibrili.”

Allahu i Madhërishëm në Kur’anin famëlartë thotë: “Pas tyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh.” (Merjem, 59)

Ibn Abbasi r.a., thotë: “Domethënia e fjalëve “që e braktisin faljen e namazit”, nuk është se e lënë plotësisht, por i bashkojnë, e vonojnë namazin e drekës deri në iqindi apo e vonojnë namazin e akshamit deri në jaci, ndërsa domethënia e fjalës ‘gajj’ është lugina në xhehennem ku zjarri vlon shumë i ashpër.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *