• Fri. Apr 26th, 2024

VLERA E SINQERITETIT

Bylexopress

Apr 16, 2020

Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që të jenë të sinqertë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni si ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe vepra)” Teube: 119. Të sinqertët gëzojnë një pozitë të lartë dhe janë me ata të cilët Allahu i ka begatuar. Allahu i Lartësuar thotë: “Kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, do të jetë me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me punëmirët. Eh sa shokë të mrekullueshëm janë këta!” Nisa: 69. Në Kuran, Allahu i Lartsuar flet për mirësinë:

“Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët; e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfërit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruave; e atij që fal namazin dhe jep zeqatin; dhe atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë (të sinqertë) dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun.” Në Ditën e Gjykimit, ajo që e shpëton njeriun nga ndëshkimi është vetëm sinqeriteti, ashtu sikurse thotë Allahu i Lartësuar: “Kjo është Dita në të cilën të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre ju takojnë kopshtet, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë e ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Atë. Kjo është fitorja e madhe.” Maide: 119.
Sinqeriteti është virtyt i fisshëm. Ai është dy llojesh:

Me qenë i sinqertë me Allahun dhe me qenë i sinqertë me njerëzit. Që të dyja këto konsiderohen prej moraleve të fisshme. E kundërta e sinqeritetit është gënjeshtra që do të thotë: me dhënë një lajm që bie në kundërshtim me realitetin. Gënjeshtra është ves shumë i keq dhe është ves i hipokritëve, ashtu sikurse thotë i Dërguari i Allahut (a.s.): “Shenjat e hipokrizisë janë tre; ku një prej tyre është: “kur flet gënjen”. Disa njerëz janë të sprovuar me këtë sëmundje, sepse nuk gjejnë rehati dhe qetësi vetëm se kur gënjejnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *