• Tue. Apr 30th, 2024

Përse falemi sikur me qenë namazi ynë i fundit?

Bylexopress

Apr 15, 2020

Dr. Abdudaim El-Kehil

Përse i Dërguari i Allahut (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) na ka porositur që kur të ngritemi për namaz të falemi sikur me qenë namazi ynë i fundit? Ejani të mësojmë fshehtësinë e kësaj..

Nëse dëshiron ta kryesh një punë (veprimtari, biznes, etj.) me sukses, duhet të ulesh për pak çaste dhe të mendosh për vdekjen, dhe se atë punë që ke ndërmend ta bësh, ta llogaritësh sikur me qenë arritja jote e fundit në këtë botë. Ta lexojmë së bashku këtë studim interesant..

Perëndimi ka vënë në dispozicion të gjitha metodat e mundshme për të përmirësuar në masë të madhe shanset e suksesit… dhe pa dyshim kanë arritur suksese të mëdha si në teknologji, inovacion, astronomi e shkenca të tjera… Kanë provuar të gjitha mënyrat për të ngritur nivelin e suksesit por jo edhe të menduarit për vdekjen?!.. Atëherë cili është ndikimi i të menduarit reflektues mbi vdekjen në jetën e njeriut dhe a ndihmon në përmirësimin e shanseve të suksesit?

Një studim i bërë në vitin 2016 nga Universiteti i Arizones që është publikuar në gazetën “Journal of Sport and Exercise Psychology” tregon se të menduarit për vdekjen ndikon pozitivisht në kryerjen me sukses të shumë punëve të ndryshme.

Teksa mendon për vdekjen tënde dhe njëkohësisht planifikon të kryesh një punë të rëndësishme duke pasur parasysh se ajo mund të jetë ndoshta e arritura jote e fundit në këtë jetë, sigurisht se shtohet kurreshtja dhe fuqizohen ndjenjat për ta kryer atë në formën më të mirë të mundshme dhe poashtu edhe suksesi do jetë më i madh. Si rrjedhojë, për të përmirësuar cilësinë e punës dhe për të motivuar për shembull sportistët, biznesmenët, studentët por edhe njerëzit në sfera të tjera, shkencëtarët menduan të fillojnë zbatimin e kësaj metode, pra meditimin dhe reflektimin për vdekje (Thinking about death).

Subhanallah, Profeti ynë i dashur na ka porositur që të mendojmë për vdekjen para çdo namazi duke thënë: “Kur të ngritesh për të falë namazin, fale sikur me qenë i fundit në jetë.” (Ibn Maxhe).

Vëlla i dashur, imagjinoje veten duke e kujtuar vdekjen pesë herë në ditë…sa do të ndihmojë kjo që të jesh i suksesshëm në jetë…sa do të ndihmojë kjo ta falësh namazin me sinqeritet, me përkushtim e përulje ashtu siç ka urdhëruar Allahu i Madhërishëm?..

Për fat të keq, shumë prej nesh nuk janë të koncentruar dhe të vëmendshëm gjatë faljes së namazit, mendojnë për çështje të ndryshme të kësaj bote saqë shumë herë harrojnë edhe sa reqate i kanë falur..!!

Atëherë, kush ia mësoi këtë dituri Profetit tonë të dashur? Teknika “Të mendosh për vdekjen” është teknikë e re, e eksperimentuar vetëm tani në shekullin 21. Përse urdhëroi Profeti (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) të përdoret një metodë e tillë në një kohë ku askush nuk dinte fshehtësitë e këtij realiteti?

Përktheu nga arabishtja:
Enes Koshi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *