• Tue. Apr 30th, 2024

Sadaka mbërrin tek Allahu, para se të mbërrijë te dora e të varfrit

Bylexopress

Jan 1, 2021

Transmetohetse Lejth ibn Sa’di ishte tregtar shumë i suksesshëm i mjaltit. Një ditë, atiji mbërriti një anije plot me fuçi të mbushura me mjaltë. Kur mësoi për këtë, një grua e moshuar erdhi me një tas të vogël dhe i tha: “Të lutem ma mbush këtë tas me mjaltë.” Lejthikëtë e refuzoi, kurse plaka u kthye në shtëpi me duar bosh.

Pas kësaj, Lejthi e urdhëroi një nga punëtorët e tij që ta kërkonte adresën e plakës dhe t’iaçonte asaj një fuçi të plotë me mjaltë. Punëtori u habit me veprimin e tij, dhe i tha: “Gruaja e moshuar të kërkoi t’i mbushesh tasin e saj të vogël me mjaltë dhe ti e refuzove, kurse tani po ia dërgon një fuçi të plotë me mjaltë!”

Në këtë, Lejthi i tha: “Ajo kërkoi në proporcion me mundësitë (nevojat) e saj, kurse unë po i jap në proporcion me mundësitë e mia. Sikur ai që jep sadakë, me të vërtetë, do ta dinte dhe të ishte i vetëdijshëm se sadaka shkon tek Allahu para se të shkojë te dora e të varfrit, kënaqësia e dhuruesit do të ishte shumë më e madhe se kënaqësia e atij që merr sadakën.”

A keni ditur për vlerat e mëposhtme të sadakës:

– Sadaka është një nga portat e xhenetit;

– Sadaka është një nga veprat më të mira, kurse sadaka më e mirë është të ushqehet i urituri;

– Ditën e Gjykimit, sadaka do ta mbrojë atë që e ka dhënë dhe do ta largojë nga zjarri i xhehenemit;

– Sadaka e shuan zemërimin e Zotit tonë, Allahut të Plotfuqishëm, dhe nxehtësinë në varr;

– Sadaka është gjëja më e mirë dhe më e dobishme që mund të dhurohet në dobi të të v’d’e’k’u’r’ve tanë;

– Sadaka nënkupton pastrimin e shpirtit dhe shumëzimin e sevabeve dhe veprave tona të mira;

– Sadaka është shkaku i lumturisë dhe kënaqësisë në këtë botë dhe dritë në fytyrën e atij që jep sadakë, në Ditën e Gjykimit;

– Sadaka është mbrojtje dhe siguri në Ditën e frikës më të madhe dhe ajo e dëbon pikëllimin për atë që ka kaluar;

– Sadaka është shkaku i faljes dhe fshirjes së mëkateve;

– Sadaka është një nga parandjenjat e një fundi të mirë dhe të lumtur të kësaj bote dhe arsye për lutjen e melekut për atë që jep sadakë;

– Ai që jepshumë sadakë është nga njerëzit më të mirë, kurse shpërblim nga sadaka do të kenë të gjithë ata që marrin pjesë në të;

– Atij që jep sadakë i premtohet mirësi e madhe dhe shpërblim i pamatshëm;

– Dhënia e sadakës është karakteristikë e njerëzve të devotshëm dhe shkak që ta duan njerëzit;

– Sadaka është shenjë e fisnikërisë dhe bujarisë;

– Sadaka është shkaku i përgjigjes ndaj lutjeve dhe eleminimit të telasheve;

– Sadaka i parandalon vështirësitë dhe i mbyll 70 porta të së keqes dhe fatkeqësive në këtë botë;

– Sadaka është shkaku i rritjes së pasurisë dhe fitores;

– Sadaka është ilaç dhe shërim;

– Sadaka është mbrojtje nga zjarri, përmbytja, vjedhja dhe përfundimi i keq i jetës së kësaj bote;

– Shpërblimi dhe sevabi i sadakës janë të garantuar, edhe nëse ka të bëjë me kafshët.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *