• Fri. Apr 26th, 2024

A është më mirë të jesh i pasur dhe falënderues, apo i varfër dhe durimtar?

Bylexopress

Apr 14, 2020

Dijetarët më herët kishin pasur një debat rreth pyetjes se a është më mirë të jesh i pasur dhe falënderues, apo i varfër dhe durimtar. Më këtë rast, një prej dijetarëve të dalluar të ummetit musliman, Ibn Hazmi, është shprehur:

“Kjo pyetje është pa kuptim, sepse çështja nuk është nëse je i pasur apo i varfër, por puna është se çfarë bën ti kur je pasanik apo i varfër. Të dyja duhen, edhe durimi edhe falënderimi.”

Gjendjen tonë e zgjedh Zoti, ndërsa ne e kemi për detyrë që të sillemi si duhet ndaj gjendjeve në të cilat ndodhemi. Pasuria është sprove nga Zoti, sikur që është edhe varfëria.

(Islampress.ch)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *