• Fri. Apr 26th, 2024

All-llahu, Krijuesi yt, të do ty!

Bylexopress

Apr 7, 2020

Mirësi e madhe për njeriun, cilindo njeri, mundësia e përjetimit të Muajit Ramazan; përgatitjes për të, pritjes së tij, përfshirjes në të, shkrirjes në atmosferën e tij, ndryshimit gjatë tij, mposhtjes së nefsit ditë pas dite prej momenteve të bekuara të tij, fitimit të mëshirës, faljes dhe pëlqimit të All-llahut në të!

Një rast i mrekullueshëm për të kontrolluar llogaritë personale, për të ndrequr e për të përmirësuar; për të kërkuar falje para duarve të Krijuesit, për të gjallëruar zemrën me përmendjen e Tij; për të korrigjuar bindje të gabuara, të krijuara nga përfytyrime të cungëta, mbështetur mbi nijete të mira, që mund të na kenë rezultuar më vonë si jo të drejta e jo të sakta; për të hapur një faqe të re në marrëdhënien përherë e më korrekte me Zotin e gjithësisë, me familjen, me njerëzit mbarë!

Është një Muaj, jo si çdo muaj! Është një mundësi, që ia vlen ta provosh e ta ndjesh, si një bekim, që vjen për të na thënë: All-llahu, Krijuesi yt, të do ty!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *