• Sat. Apr 27th, 2024

Bereqeti është në bamirësinë ndaj prindërve tuaj

Bylexopress

Nov 3, 2020

Imam Et-Taberani ka regjistruar një transmetim nga Tavus ibn Kejsani, i cili ka thënë:

“Një Benu Izraelit kishte 4 djem dhe pas ca kohësh, ishte sëmurë. Njëri nga djemtë e tij u tha vëllezërve të vet:‘Ose ju do të kujdeseni për babanë tonë të sëmurë deri në vdekje dhe nuk do të merrni asgjë nga trashëgimia e tij, ose unë do të kujdesem për të dhe nuk do të marrë asgjë nga trashëgimia e tij?’ Më në fund, vetë ai pranoi të kujdesej për babain e sëmurëderi në vdekjen e tij. Kur babai vdiq, ai e varrosi dhe nuk mori asgjë nga trashëgimia e tij.

Ai ishte i varfër dhe kishte familje shumë anëtarëshe. Një natë pa në ëndërr se një zë po i thoshte: ‘Shko në atë vend dhe gërmo100monedha ari që janë atje.’

Ai e pyeti: ‘A është ajo pasuri me bereqet apo pa bereqet?’

Mori përgjigje: ‘Ajo pasuri është pa bereqet!’

Ai këtë ëndërr ia tregoi edhe gruas së tij, e cila i tha: ‘Shko dhe merri100 monedhat e arit, sepse me to mund të më blesh rroba dhe ne mund të jetojmë bukur.’

Burri i tha asaj: ‘Jo, unë nuk do të marr asgjë në të cilën nuk ka bereqet.’

Natën e dytë, përsëri në gjumë, ai e dëgjoi atë zë që i thoshte: ‘Shko në atë vend dhe gërmo 10monedha ari.’

Ai e pyeti: ‘A është ajo pasuri me bereqet apo pa bereqet?’

Mori përgjigje: ‘Ajo pasuri është pa bereqet!’

Ai, përsëri këtë ia përmendi gruas së tij, dhe ajo i tha që të shkojë e t’i marrë paratë. Mirëpo, ai refuzoi të merrte pasurinë në të cilën nuk ka bereqet.

Edhe natën e tretë ai ëndërroi se dikush po i thoshte: ‘Shko në atë vend dhe gërmo 1 monedhë ari që është atje.’

Ai e pyeti: ‘A është ajo monedhë ari me bereqet apo pa bereqet?’

Mori përgjigje: ‘Ajo monedhë është me bereqet!’

‘E pra, do të shkoj ta gërmoj dhe do ta marr’– u përgjigj ai.

Të nesërmen shkoi në vendin e përmendur në ëndërr, e gjeti monedhën e artë dhe e mori. Gjatë rrugës e takoi një peshkatar, i cili po mbante dy peshq të mëdhenj, të cilin e pyeti:

Sa kushtojnë peshqit?’

‘Një monedhë ari’ –  u përgjigj peshkatari.

Kështu njeriu i bleu dy peshq për monedhën e artë, të cilën e gjeti. Kur u kthye në shtëpi, gruaja e tij i mori peshqit për të përgatitur drekë. Duke e pastruar peshkun e parë, në brendi të tij ajo gjeti një margaritar çfarë nuk kishte parë kurrë më parë. Pastaj e hapi edhe peshkun tjetër, dhe, edhe aty gjeti një margaritar të njëjtë.

Pas pak kohësh, mbreti i cili sundonte në atë kohë, kishte dërguar për t’i blerë atij një margaritar të çmuar, dhe ata askund nuk po mund ta gjenin margaritarin e kërkuar nga mbreti, përveçse tek ai njeriu. Ata e njoftuan mbretin për këtë, dhe ai urdhëroi që njeriu ta sillte margaritarin që e kishte me vete. Kur mbreti e pa margaritarin, u mahnit nga bukuria e tij dhe vendosi ta blinte.

Njeriu i tha: ‘I dashurimbret, unë nuk mund ta shes këtë margaritar për më pak se30 ngarkesa ari.’ Mbreti pa hezituar u pajtua me këtë çmim dhe urdhëroi që t’i jepen 30ngarkesaprej ari për margaritarin.

Mbreti e mori margaritarin në dorë, u admirua me bukurinë e tij dhe pastaj tha: ‘Ky margaritar është i mrekullueshëm, por nuk është i vlefshëm pa partnerin e tij.’

Pastaj e pyeti njeriun: ‘A mos e ke, ndoshta, edhe një margaritar tjetër si ky, nëse ke, do ta paguaj edhe dy herë më shumë se kaq?’

Njeriu ia solli edhe margaritarin tjetër dhe mbreti për të i pagoi edhe 60 ngarkesa prej ari.

(Ibn Kethir, El-bidaje ven-nihaje, IX/247);

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *