• Fri. Apr 26th, 2024

Bindjuni Allahut, Ai kurrë nuk do t’ju braktisë!

Bylexopress

Apr 10, 2020

(tregim këshillues)

Në librin e tij “El-Ferexhu ba’desh-shiddeti” (Çlirimi pas fatkeqësisë), Et-Tenuhi citon një transmetim nga Ibrahim et-Tejmi, i cili ka thënë:

“Kam qenë i burgosur dhe i vendosur në një qeli me disa të burgosur të tjerë. Qelia ishte aq e ngushtë saqë secili i burgosur kishte vend vetëm aq sa për t’u ulur, dhe në atë vend hante ushqim dhe e falte namazin. Një natë, e sollën një burrë nga Bahrejni dhe e futën në qelinë tonë. Meqenëse nuk kishte vend, të burgosurit u shqetësuan dhe u mërzitën nga prania e tij. Më pas ai tha: ‘Kini durim vetëm sonte (këtë natë).’

Pastaj ai u ngrit për të falë namaz, në përfundim të të cilit e lexoi këtë lutje: ‘O Allah, Ti më begatove me besimin dhe udhëzimin Tënd, ma mësove Librin Tënd, kurse tani po më braktis mua tek më të këqijat e krijesave Tua! O Zoti im, mos më lër që në këtë qeli ta pres mëngjesin!’

Dhe ende pa aguar mëngjesi, rojtarët filluan të trokitnin në derën e qelisë sonë, duke bërtitur: ‘Ku është ai burri nga Bahrejni?’

Secili nga ne tha: ‘Ky si duket qenka falur dhe paska bërë lutje që të vritet.’

Por pastaj rojet e thirrën dhe e liruan.

Para se të shkonte, ai qëndroi në derën e qelisë sonë dhe tha: ‘Bindjuni Allahut, Ai kurrë nuk do t’ju braktisë.’

Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të Tokës. A ka zot tjetër pos Allahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni.” (En-Neml, 62) 

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *