• Fri. Apr 26th, 2024

Dhjetë këshilla të Ibn Arabiut

Bylexopress

Dec 20, 2020
  1. Para së gjithash je i detyruar ta fitosh kafshatën në mënyrë të lejuar (hallall). Ky është themeli i fesë dhe sheriatit.
  2. Mundohuni kurrë të mos jeni barrë për askënd dhe askujt të mos i kërkoni mëshirë. Gabimi më i turpshëm dhe i pafalshëm për njeriun është të qënit dembel pa arsye objektive, të mos mundohet ta fitoj kafshatën dhe të jetë i varur nga ndihma e dikujt tjetër.
  3. Mos jetoni dhe mos konsumoni gjëra tepër luksoze. Nuk është e lejueshme të shpërdorohet ajo që fitohet me hallall. Teprica duhet të shpenzohet për bamirësi (në hajr), duke i ndihmuar të varfërit dhe duke ua lehtësuar telashet e tyre.
  4. As në emrin tuaj, dhe as në emër të dikujt tjetër, mos merrni mëshirë dhe as dhurata nga njeriu që nuk e njeh Allahun. Mos u shoqëroni me njerëz të tillë, as me ata që i kënaqin vetëm pasionet e tyre. Shoqërohu vetëm me ata të nivelit tënd, që ju bashkon profesioni dhe mendimi. Nga kjo nuk kuptohet se ju lejohet të kultivoni mendime të këqija në lidhje me njerëzit e niveleve e tjera.
  5. Siç ndahen njerëzit në profesione dhe klasa, ashtu ndahen ata edhe në cilësitë fisnike. Kështu që duhet ta dini si të silleni ndaj secilës klasë njerëzish. – Çdo gjë që jeton ka nevojë për paqe dhe evitim nga shqetësimet. Pra, kjo është esenca për marrëdhënie të mira me njerëzit.
  6. Flisni sipas vendit dhe rastit dhe me gjithkënd silluni bukur dhe me edukatë. Nëse dikush është i vrazhdë me ju, mos ia ktheni me të njëjtën mënyrë të mos bëheni sikur ai.
  7. Jini të moderuar në punë, në të folur dhe gjithçka tjetër.
  8. Jini besnikë për atë që thoni dhe veproni. Ruani dinjitetin tuaj në çdo mundësi. Mos e tradhtoni atë që ju është besuar.
  9. Mos e humbni kohën kot. Shikoi se çfarë kërkohet prej jush dhe përpiquni ta përdorni çdo çast hajr dhe mirësi
  10. Gjithë kohën mendo për Zotin, mbështetu vetëm Atij. Bëj sa më tepër dhikër dhe ibadet.

Burimi: Abdurahman Adil Čokić, “Šejhul-ekber Muhjuddin Arebi”, Sarajevë, 1936
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *