• Fri. Apr 26th, 2024

Fqinji i mirë vlen po aq sa shtëpia

Bylexopress

Nov 8, 2020

Fqinji i Ebu Hamza es-Sukeriut donte ta shiste shtëpinë e tij, dhe për të caktoi çmimin 4 mijë dërhemë.

I thanë atij: “Shtëpia juaj nuk vlen aq shumë!”

Kurse ai iu përgjigj atyre: “Unë po kërkoj dy 2 mijë dërhemë për shtëpinë, kurse 2 mijë të tjera, për shkak se ai që e blen shtëpinë time, do ta ketë fqinj (në lagje) njeriun fisnik Ebu Hamza es-Sukeriun.”

Kur Ebu Hamza mori vesh për këtë, ia dërgoi fqinjit të tij 4 mijë dërhemë dhe i tha të mos e shesë shtëpinë, por të qëndrojë dhe të jetojë në të.

Në shqyrtimin e tij të shkurtër të këtij rasti, në veprën e tij ‘Sijerul-‘alam en-nubela’, imam Dhehebiu ka shkruar: “Ky Ebu Hamza nuk e kishte pseudonimin ‘es-Sukeri –  Sheqerli’, për shkak se bënte tregti me sheqer, por ai u quajt kështu, për shkak të fjalëve të tij të këndshme dhe sjelljeve shembullore.”

Le ta pyesim vetveten në këto ditë të bekuara të muajit ramazan, si sillemi ne me fqinjët tanë, dhe sa do të vlenim nëse ndonjëri prej tyre do të dëshironte ta shiste shtëpinë e tij!

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *