• Fri. Apr 26th, 2024

Istigfari i akshamit dhe sabahut

Bylexopress

Nov 8, 2020

Të kesh frikë Zotin do të thotë takesh frikë  Atë  në dhomën tënde, në rrugë, në shkollë, në fakultet, si udhëheqës, si punëtorë, si punëdhënës, si dhe në situata të vogla dhe të mëdha të kësaj jetë në këtë botë.

Vetëllogaria e veprave dhe besimit  tonë mund të na sjell vetëm të mira. Jemi njerëz dhe shpesh bëjmë lëshime, e jetojmë jetën sipas disa shablloneve që na vënë në gjumë. Pejgamberi ynë i dashur na ka porositur që vazhdimisht ta ripërtërijmë imanin tonë sepse edhe ai sikur teshat që i mbajmë me kalimin e kohës  vjetrohet.

Imamët tanë e kanë pasur traditë që bashkë me xhematin pas namazit të akshamit dhe sabahut të bëjnë istigfar duke përfunduar me kelime shehadetin dhe kështu dy herë në dytë të kërkojnë falje për gabimet e bëra, në sabah për mëkatet e natës, ndërsa në aksham për mëkatet e ditës.

Pergatiti: A. D. Islampress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *