• Fri. Apr 26th, 2024

Ja si ishte mëngjesi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

Bylexopress

Nov 28, 2020

Mëngjesi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

Drita e agimit çan errësirën e natës, ezani i Bilalit radijAllahu anhu në sabah thyen heshtjen e Medines në momentin kur i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është në gjumë për të shplodhur trupin e tij fisnik në kohën e syfyrit, pas një namazi të gjatë nate.

Kur Bilali radijAllahu anhu thërret ezanin, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem zgjohet dhe gjëja e parë që bën është përdorimi i misvakut[1] pastaj thotë: “El-hamdulilahil ledhi ahjana ba’dema ematena ue ilejhin-nushur – Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, i Cili na ngjalli pasi na vdiq dhe (pas vdekjes) tek Ai do të tubohemi.”[2]

Më pas ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përsëritë fjalët e myezinit. Kur ai (Bilali) thotë “Allahu ekber, Allahu ekber”, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë “Allahu ekber, Allahu ekber”, kur myezini thotë “esh-hedu en la ilahe il-lAllah”, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “ue ene – dhe unë (dëshmoj la ilahe il-lAllah)”, kur myezini thotë: “esh-hedu ene Muhameden rasulullah”, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “ue ene – dhe unë (dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut)”, kur myezini thotë: “hajja alas-salah”, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “la haule ue la kuvete ila bil-lah”, kur myezini thotë: “hajja alal-felah”, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “la haule ue la kuvete ila bil-lah”, kur myezini thotë: “Allahu ekber, Allahu ekber”, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Allahu ekber, Allahu ekber” dhe kur myezini thotë: “la ilahe il-lAllah” ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “la ilahe il-lAllah.”[3]

Pastaj i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ngrihej. Nëse kishte nevojë për të marrë gusul (të lahej plotësisht), lahej. E nëse kishte nevojë për abdes, merrte abdes. Ndoshta ngrihej për faljen e namazit të sabahut pa marr abdes. E kur pyetej për këtë gjë, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thoshte: “Mua më flenë sytë por nuk më fle zemra.”[4]

Pastaj ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem falte dy rekate sunet të namazit të sabahut. Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i falte shkurtë aq sa dikush thoshte: “A u fal duke lexuar vetëm ‘Ummul-Kitabi’ (suren Fatiha)?”[5] Për shkak se ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i falte shkurtë këto dy rekate.

Në rekatin e parë, pas leximit të sures Fatiha, ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem lexonte: “Kul ja ejjuhal-kafirun” dhe në rekatin e dytë (pas leximit të sures Fatiha) lexonte: “Kul huvAllahu ehad”.

Ndonjëherë ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në raktin e parë lexonte “Kulu amenna bil-lahi ue ma unzile ilejna…”[6] dhe në rekatin e dytë lexonte: “Kul ja ehlel-kitabi tealu ila kelimetin sevain bejnena ue bejnekum…”[7]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *