• Fri. Apr 26th, 2024

Kur në një shoqëri mbizotëron imoraliteti dhe shthurja…

Bylexopress

Apr 15, 2020

Përmendet se një dhelpre i kishte ra një gurë në bisht dhe ia kishte prerë bishtin. Atë e kishte parë një dhelpër tjetër dhe e kishte pyetur: Pse e ke prerë bishtin?’

Ajo ishte përgjigjur:

‘Tani po ndjehem si zogu në hava, dhe kjo po më jep kënaqësi të vërtetë.’

Në këtë mënyrë, ajo e bindi dhelprën tjetër që edhe ajo ta presë bishtin e saj. Mirëpo, dhelpra tjetër, kur e preu bishtin, në vend të lumturisë dhe kënaqësisë, ajo ndjeu dhimbje të madhe, kështu që e pyeti dhelprën e parë: ‘Pse ti më gënjeve mua?’

Dhelpra e parë u përgjigj: ‘Nëse u thua dhelprave të tjera se është e dhimbshme prerja e bishtit, ato nuk do të duan ta presin bishtin e tyre dhe do të na përqeshin neve.’

Për këtë shkak, këto dy dhelprat vazhdimisht u flisnin dhelprave të tjera se sa mirë ndjeheshin pa bisht, derisa edhe dhelprat e tjera i prenë bishtat e tyre. Dhe kur ndodhte që ta shihnin ndonjë dhelpër me bisht, ato talleshin me të dhe e qeshnin.

Kështu është edhe në jetën njerëzore, sa herë që në një shoqëri mbizotëron imoraliteti dhe shthurja, atëherë besimtarët e ndershëm dhe të moralshëm ju nënshtrohen kritikave dhe talljeve për shkak të besimit dhe moralit të tyre.

Dhe kur një shoqëri e prishur moralisht nuk mund të gjejë asgjë për t’i akuzuar besimtarët e sinqertë dhe njerëzit e moralshëm, atëherë i kritikojnë dhe tallen me ta, për gjërat më të bukura dhe më të vlefshme që ata posedojnë, e ato janë feja dhe morali.

Populli i Lutit, të cilët u patën zhytur në shthurje dhe në mëkatin e homoseksualizmit, ata për Lutin (a.s.), thanë: “Dëboni familjen e Lutit prej qytetit tuaj; ata, me të vërtetë, janë njerëz të pastër (këtë e thonin në formë ironie)!” (en-Neml, 56)

Në mënyrë të ngjashme, sot, shoqëria i trajton muslimanët. Gratë muslimane që veshin hixhab dhe e ruajnë pastërtinë e tyre morale quhen të prapambetura, konservatore, reaksionare dhe mburravece, edhepse me hixhabin e tyre, me veshjen e tyre islame, por edhe me jetën e gjithmbarshme, ato shfaqin ndershmëri, moral, miqësi dhe sjellje të bukur dhe dinjitoze.

Akuzave të ngjashme ju janë nënshtruar edhe burrat muslimanë, veçanërisht djemtë e rinj, për shkak të devotshmërisë, dëlirësisë, mendjemprehtësisë, besimit të sinqert dhe frikës nga Allahu i Plotfuqishëm.

E gjithë kjo na ndihmon që t’i kuptojmë më mirë fjalët e Pejgamberit (savs), i cili ka thënë: “Do të vijë një kohë, kur ai që me durim i përmbahet fesë, do të jetë si ai që mban gacën në pëllëmbën e dorës.”(Tirmidhiu) Kjo do të thotë, se pas durimit dhe mbajtjes së gacës në pëllëmbën e dorës, vjen xheneti, që është i gjerë sa qiejt dhe Toka, i cili është i përgatitur për të devotshmit.

Prandaj, pa marrë parasysh se çfarë qëndrimi ka shoqëria ndaj besimtarëve, dhe çfarëdo metode të përdorin për t’i larguar ata nga feja dhe morali i tyre, muslimanët e dinë mirë,

– se harami do të mbetet haram – edhe nëse të gjithë njerëzit e veprojnë,

– se hixhabi do të mbetet farz (urdhër i Allahut), edhe nëse të gjitha gratë e zhveshin,

– se vdekja është vërtetë, edhe nëse të gjithë njerëzit e harrojnë këtë të vërtetë, dhe

– se dera e pendimit dhe tevbes është e hapur, edhe nëse njeriu i kthehet mëkatit 1.000 herë. (Islampress.ch)

Përkthim: Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *