• Fri. Apr 26th, 2024

Kur’ani dhe shërimi

Bylexopress

Mar 20, 2020

Kur’ani është shërim dhe mëshirë për të gjithë ata qe zemrat e tyre i kanë të përziera me ëmbëlsirën e imanit, zemra të cilat lindin për të pranuar në to qetësinë dhe sigurinë e plote.
Kur’ani, është shërim nga vesveset ,shqetësimet ,dhe hutimet e ndryshme.

Është libër i cili i lidhë zemrat e besimtarëve me Krijuesin e tyre Allahun subhanehu ve teala,lidhje përmes se cilës zemrat arrijnë qetësin e plote ,ato mbrohen ,janë të sigurta dhe shijojnë mirësitë e kënaqësisë se Allahut azze ve xhel-le .

Shqetësimi dhe dyshimet janë sëmundje me pasoja të rënda,çelësi i shërimit të tyre është Kur’ani ,në të ka shërim për dyshimin ,shqetësimin ,ndyrësinë,dobësinë, xhelozinë etj.
Meditimi dhe të menduarit në objektivat të cilat i bartin ne vetvetat e tyre Kur’ani dhe Sunneti i japin një pastërti shpirtit njerëzor , kjo për faktin se meditimi dhe të menduarit thellë në Kur’an dhe Sunnet bëjnë që zemrat të pastrohen nga sëmundjet e ndyta të cilat i orientojnë ato drejtë vdekjes .

Pastërtia e shpirtit qe buron nga Kur’ani dhe Sunneti bën qe besimtarin ta udhëheq besimi i fuqishëm si ndriçues i rrugës së tij në këtë botë dhe botën e ardhshme, kjo formë e të kuptuarit dhe perceptuarit drejtë të Kur’anit dhe Sunnetit është manifestuar tek shokët e Pejgamberit a.s.

Ibën Kethiri rahimehullah thotë:transmetohet nga Abdullah ibni Mes’udi i cili ka thënë:Kur ndonjëri nga ne mësonte dhjetë ajete të Kur’anit nuk i kalonte ato përderisa nuk mësonte domethënien e tyre të plotë dhe të punonte me to.
Gjithashtu Ibën Kethiri thotë:ka thënë Ebu Abdurrahman Essulemi se na kanë thënë ata të cilët na e kanë mësuar Kur’anin se ata kanë kërkuar nga Pejgamberi a.s.që t’ua mësonte Kur’anin ,e kur i mësonin dhjetë ajete punonin me to,kështu qe kanë mësuar Kur’anin
dhe jetësimin e tij në të njëjtën kohë.(Ibën Kethiri ne komentimin e kuranit-1/4) .Ebu Hurejra Allahu qoftë i kënaqur me të ka thënë: Vërtetë shtëpia në të cilën lexohet Kur’ani është e rehatshme për banuesit e saj ,në të prezantojnë melaiket ,e braktisin atë shejtanët dhe rriten të mirat . Ndërsa në atë shtëpi ku nuk lexohet Kur’ani plogështia dhe mosvullneti për të qëndruar në të janë të dukshme tek banuesit e saj ,ajo braktiset nga ana e melaikeve ,pakësohen të mirat ,dhe shëndrrohet në vendstrehim për shejtanet. Transmeton Daremiu ne sunenin e tij.

Muslimani beson fuqishëm se Kur’ani është shërues me lejen e Allahut i të gjitha sëmundjeve organike ,psikike,dhe sëmundjeve të cilat i godasin njerëzit nga epilepsia,magjia,syri i keq ,xhelozia e të ngjashme,gjithashtu besimi i thellë në atë se shërimi Kur’anor është një e vërtetë faktike sepse qëndron mbi argumentet e prera të cilat burojnë nga Kur’ani dhe Sunneti. Nga kjo kuptojmë se komentimi i Kur’anit vetëm si shërues i zemrave është komentim i mangët, për arsye se Kur’ani është shërues i zëmrës mendjes dhe trupit në tersi.

Dijetari i njohur Sulejman ibnu Nasir El-Ulvani thotë: Thotë Allahu i Madhërishëm në Kur’anin famëlartë:? ???? ?? ?????? ?? ?? ???? ? ???? ????????

Dhe Ne kemi zbritur nga Kur’ani atë që është shërim e mëshirë për ata që besojnë (në Islam dhe punojnë sipas tij), El Isra-82 që dmth.fjala ?? [min]është sqaruese ,shpjeguese i asaj se i tërë Kur’ani është shërues nga çdo sëmundje ,kush i beson ato, i lejon ato qe Allahu i ka lejuar , i ndalon ato dhe vetë personalisht largohet nga ato qe Allahu i ka ndaluar dhe nuk dyshojnë në qëllimin dhe dëshirën e Allahut, do të përfitojnë nga Kur’ani shumë dobi , Allahu i shëron ata nga sëmundjet.

Dijetari Abdul Muhsin Elubejkan në lidhje me këtë thotë :

Njerëzit në kohën tonë kanë nevojë të madhe për shërimin Kur’anor,përhapja e sëmundjeve para te cilave mjekësia bashkëkohore ka mbetur pa koment ,siç janë magjia ,syri i keq,dhe depërtimi i exhinit në trupin e njeriut.

Ndërsa profesor Sejjid Kutub ka thënë:Kur të bëhet Kur’ani ndriçues i zemrës,drite për gjoksin ,largim i pikëllimit dhe mërzisë,atëherë ai merr pozicionin e mjekimit i cili shkul sëmundjen dhe e kthen trupin ne gjendjen e mire shëndetësore pas sëmundjes.

Profesori Ahmed Subahë thotë:Kur’ani është shërues i plotë nga të gjitha sëmundjet organike,psikike dhe shpirtërore,dhe se Sunneti i Muhamedit a.s.i bazuar në Kur’an na i shpjegon ne mënyrat e shërimit me të.

Ndaj, është obligim i çdo muslimani qe inspirues në fenë e tij të jetë Kur’ani dhe Sunneti ,me këtë arrihet edhe shërimi, atë nuk mund ta arrij askush përveç të sinqertëve të cilët mjekohen me Kur’an dhe Sunnet duke i pranuar ato me vërtetësi dhe besim të paluhatshëm.

Dije o i nevojshëm për shërimin e pastër islam, se sëmundjet sado qe të jenë të rënda nuk kanë mundësi t’i rezistojnë fjalës së All-llahut ,Zotit te tokës dhe qiejve dhe Krijuesit të ç’do gjëje.

Nuk ka sëmundje përveç se në Kur’an dhe Sunnet do të gjesh rrugët të cilat të çojnë drejt shërimit ,e ne na takon ta meditojmë Kur’anin dhe atë me çka ka ardhur Muhamedi alejhi selam.All-llahu është Një ,Ai është Shërues ,dhe nuk ka shërim përveç shërimit të All-llahut..

Dijetari Muhamed El-Humejjis profesor në Universitetin Imam Muhamed bin Suud.

Elislamijje – Fakulteti i Usuli dinit ,sektori i akides dhe fraksioneve bashkëkohore në parathënien e tij të librit [ Si ta shërosh të sëmurin tënd me shërimin e ligjshëm],ndër të tjera thotë se :shërimi kur’anor është shumë i nevojshëm ,veçanërisht për kohën në të cilën jetojmë kur sëmundje të shumta janë përhapur në një masë të madhe në mesin e njerëzve si pasojë e moskujdesit ndaj ligjit të All-llahut dhe përmendjes së Tij,ku shumica as që kthehet drejt shërimit të pastër islam ,por mjaftohen vetëm me barëra mjekësore, e kush prej tyre i mohon tërësisht sëmundjet e magjisë ,syrit të keq etj.,kur dihet mire se mjekësia ka dështuar në shërimin e këtyre sëmundjeve .

Hoxhë Musli Zymberi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *