• Sun. May 19th, 2024

Largohu nga çdo gjë që nuk ka të bëjë me ty!

Bylexopress

Nov 6, 2020

Allahu i Madhërishëm e ka nderuar të dashurin e Tij Muhamedin (savs) me shumë begati, dhenjëra
prej tyre është edhe fjalimi i thukët-konciz. Ka thënë i Dërguari i Allahut: “Më
është dhënë fjalimii thukët-konciz.”
(Buhariu dhe Muslimi)

Pejgamberi (savs), në disa hadithe mepak fjalë ka shprehur zgjidhje për shumë probleme me
të cilat njerëzit përballen, vetëm se nevojitet që të veprojnë sipas tyre.

Njëri nga problemet e kohës sonë, i ciliposaçërisht ka ardhur në shprehje pas zhvillimit
teknologjik, është edhe fakti se njerëzit janë fiksuar me gjithçka dhe me çdo
gjë, po merren me shumë gjëra që nuk iu përkasin, me të cilat ata nuk kanë asnjë
lidhje as direkte as indirekte.

Nëse i shikojmë njerëzit në rrjetet sociale nga prizmi i fesë, madje edhe ata që thonë
se janë praktikues të fesë, dhe nëse i analizojmë komentet e tyre apo postimet,
do të vërejmë në mënyrë të qartë, se as 9/10 e asaj që shkruajnë, botojnë, apo komentojnë,
as për së afërmi nuk ju përket atyre.

Njerëzit i kanë përzier prioritetet. Po merren me të metat dhe problemet e të tjerëve,ndërsae
kanë lënë pas dore veten dhe familjet e tyre. E kanë lënë atë për të cilën do të
japin llogari,dhe atë për të cilënjanë kompetentë, ndërsa kanë filluar të merren
me ato për të cilat nuk do të japin llogari dhe me atopër të cilat nuk janë
kompetentë.

I
Dërguari i Allahut(savs), të gjitha këto probleme i ka zgjidhurme një fjali, e
cila, nëse njerëzit do ta aplikonin në praktikë, do tu sillte lumturi dhe
kënaqësi.

I
Dërguari i Allahut (savs) ka thënë:“Bukuria (plotësia) e fesë së njeriut
pasqyrohet në braktisjen e asaj që nuk i përket.“ 
(Tirmidhiu nga Ebu Hurejre r.a.)

Në komentimin
e këtij hadithi, dijetarët islamë kanë theksuar rëndësinë e tij dhe rëndësinë e
veprimit në pajtim me kuptimin e tij.

Ibn
Abdulberr ka thënë:– Ky është një nga hadithet koncize të Pejgamberit(savs),
në të cilëtme pak fjalë tregohet një kuptim që askush para tij nuk e ka
reflektuar.
(Et-Temhid,
9/199)

Ibn
Haxher el-Hejthemi ka thënë: – Ky hadith është 1/4 e Islamit, sipas asaj që ka
thënë Ebu Davudi, kurse unë them se ky hadith është 1/2 e Islamit, madje edhe i
tërë Islami. 
(Fethul-Mubin,
1/301)

Ka thënë
Ibni Kajjimi: – Kulmin e devotshmërisë Pejgamberi (savs) e ka shprehur
vetëm me një fjali:
Bukuria (plotësia) e fesë së njeriut pasqyrohet në
braktisjen e asaj që nuk i përket,që nënkupton se njeriu duhet të largohet
nga çdo gjë që nuk ka të bëjë me të, si: të folurit, shikimi, dëgjimi, marrja, lëvizja,mendimi,
dhe të gjitha veprimet e tjera, të dukshme dhe të padukshme. Këto fjalë të Pejgamberit
(savs) janë gjithëpërfshirëse dhe të mjaftueshme nga aspekti i përmbajtjes nga harami.
(Medarixhus-Salikin, 2/24)

Nga ky
hadith mund të kuptojmë qartë se braktisja e asaj që nuk i përket njeriut është
tregues i plotësisë së fesë së dikujt.

Fjalët: ajo
që nuk i përket –
janë me karakter të përgjithshëm dhe lidhen me braktisjenabsolute
të çdo gjëje që njeriut nuk i përket, pa marrë parasysh aështë haram, e papëlqyeshme
apo e dyshimtë, se a arrihet me zemër, me fjalë apo me organe tjera.

Në atë 
nuk i përket njeriut –
 bën pjesë:

1. Mendimi
i keq dhe mendimet e padobishme
. Besimtari nuk duhet të lëshohet në mendime të këqija rreth haramit
apo për diçka që nuk i ka hije, por duhet të përpiqet të mendojë për atë që i
bën dobi.

2. Ruajtja
e gjuhës 
nga
gënjeshtra, shpifja, përgojimi, thashethemet, dëshmia e rreme, betimi i rremë,
sharjet, fyerjet, dhe çdo gjë tjetër prej të cilave njeriu nuk ka asnjë dobi të
dynjasë as tëahiretit. Besimtari gjuhën e vet duhet ta përdorë për atë që i
sjell dobi si: leximi i dobishëm, përmendja e Allahut, ftesa e njerëzve në punë
të hajrit, rekomandimi për të mirë, gjykimi i së keqes, leximi i Kuranit.

3. Ruajtja
e organeve të tjera nga gjërat e ndaluara
, do të thotë,ruajtja e syve nga shikimi
i ndaluar, ruajtja e veshëve nga dëgjimi çdo gjëje që është e ndaluar, ruajtja
e duarve dhe këmbëve nga veprimet e ndaluara me fe.

Caktimin
se çka i përket dhe çka nuk i përket njeriut, është çështje që duhet ta bëjë
feja. Besimtari kur dëshiron të thotë ose të bëjë diçka, duhet të mendojë dhe ta
pyesveten se si e shikon Islami atë që ai do ta thotë oseta bëj, ajo që
dëshiron ta thotë apo që dëshiron ta bëj a i përket atij.

Nëse
përcaktimi i kësaj çështjeje do t’i lihej njerëzve, atëherë me siguri shumë gjëra
që nuk na përkasin,shumë lehtë do të bëhen prej atyre që na përkasin, për çka
mund të bindemi, sepse në këtë situatë sot gjenden shumë njerëz.

Prandaj,
të dashur vëllezër të respektuar, vazhdimisht duhet ta kemi ndërmend këtë
hadith. Kur të duam diçka të themi, të bëjmë, të komentojmë,
të publikojmë, të kritikojmë, apo të këshillojmë, ne duhet t’ia shtrojmë
vetvetes pyetjen se, a na obligon feja me këtë dhe a na përket kjo neve.

Nëse e shohim
se feja me të nuk na obligon dhe kjo nuk na përket neve, atëherë le ta
braktisim dhe ta plotësojmë fenë, që të jetojmë në mënyrë paqësore.

Allahu e
mëshiroftë Hasan Basriun, i cili ka thënë: – Një nga treguesit që Allahu ia
ka kthyer shpinën ndonjërit nga robërit e Tij, është që ta bëjtë preokupuar me
atë që nuk i përket. 
(Xhamiul-ulumi vel-hikemi, 1/294)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *