• Sun. May 19th, 2024

O biri im, buzëqeshja është shumë më e mirë dhe më efikase sesa përdorimi i forcës

Bylexopress

Nov 6, 2020

Transmetohet nga Muaviu i biri i Ebi Sufjanit
(r.a.), se atij me një rast i kishte ardhur lideri i një fisi nga Veriu i
Sirisë (i cili ende nuk ishte betuar për besnikëri ndaj Muaviut si halif).
Bashkë me Muaviun kishte qenë edhe djali i tij Jezidi.

Lideri i atij fisi i kishte thënë: “O
Muavi, devetë e tua kanë ikur dhe e kanë kullotur barin në tokën time, dhe unë,
pasha Allahun, nuk lejoj që devetë e njerëzve si ti, të hyjnë në pronën time
dhe të kullosin barin në tokën time. Dije mirë se, nëse ndodh kjo edhe një herë
tjetër, unë do t’i therë ato dhe kështu do ta lëndoj dinjitetin tënd!”

Pastaj u kthye dhe shkoi, kurse buzëqeshja nuk
u hoqnga fytyra e Muaviut, për dallim nga djali i tij Jezidi, i cili ishte
zemëruar shumë nga sjellja e liderit fisnor.

Jezidi i tha babait të tij: “Çka po
ndodh me ty, o baba, ky njeri po të kërcënon me përdhosje nderi, kurse ti po
qesh?!”

Muaviu, fare nuk u përgjigj në pyetjen e djalit
të tij.

Pas një kohe, ndodhi ajo me të cilën lideri i
fisit e kërcënoi halifin Muavi (r.a.). Përkatësisht, njëra prej deveve të Muaviut,
kishte ikur përsëri dhe kishte hyrë në pronën e liderit të fisit dhe kishte kulloturaty,
dhe ai, përsëri vjen tek Muaviu (r.a.) dhe i thotë: “Ti, me të
vërtetë, e ke kapërcyer kufirin duke më poshtëruar mua. Deveja jote përsëri hyri
në pronën timedhe unë e thera atë, pastaj e poqa dhe e hëngra me familjen time.
Dhe ja, kam ardhur për të informuar për ato që kam bërë!”

Muaviu vetëm qeshi me të dhe i tha:“Unë
qëllimisht e kam çuar devenëte ara jote, që ti ta theresh dhe ta hash, dhe ajo
është dhuratë nga unë për ty dhe për familjen tënde!”

Në atë moment, fytyra e liderit
të fisit iu skuq nga turpi dhe kërkoi falje duke e puthur tokën para këmbëve të
Muaviut. Pastaj u betua për besnikëri ndaj tij, dhe e njohu atë si halif të
muslimanëve së bashku me të gjithë anëtarët e fisit të tij.

Pas kësaj, Muaviu e thirri djalin e tij
Jezidin, dhe kur ai erdhi, Muaviu e informoi përatë që kishte bërë lideri i
fisit sirian, duke i thënë: “Dije, o biri im, se buzëqeshja është shumë
më e mirë dhe më efikase sesa përdorimi i forcës. Unë e arrita qëllimin tim pa e
përdorur shpatën, sepse nëse do ta kisha përdorur shpatën, nuk do ta kisha
arritur qëllimin plotësisht, sikur që e arrita në këtë mënyrë!.

Përkthim: Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *