• Fri. Apr 26th, 2024

Mbreti dhe njerëzit e tij (tregim udhëzues)

Bylexopress

Jan 31, 2021

Në kohërat më të hershme, kishte qenë një mbret, ku njerëzit e tij që e përbënin shumicën, vazhdimisht theksonin se e donin mbretin e tyre. Mbretit kjo i pëlqente ta dëgjonte, por megjithatë, në thellësitë e trurit të tij, ai kishte dyshime se njerëzit mund ta mashtronin. Dhe kështu ai vendosi t’i provojë.

Një ditë ai urdhëroi që ata të thirren para pallatit, në numër sa më të madh që të jetë e mundur. Kur ata u mblodhën para mbretit të tyre, ai i pyeti: “O njerëz, a e doni ju me të vërtet mbretin tuaj!?”

Përgjigjet ishin shumë të sinqerta, për ta kënaqur edhe më shumë mbretin e tyre. Ata folën me zë se nuk ka asnjë dëshirë që ata nuk do të ishin në gjendje t’ia plotësonin mbretit të tyre.

Mbreti u tha atyre:“Pasi qënka kështu, unë nga ju nuk kërkoj shumë, por kam vetëm një dëshirë nëse jeni të gatshëm të ma plotësoni mua?”

Njerëzit folën me zë të lartë, vetëm le ta thotë dhe ata do ta bëjnë me lehtësi.

Mbreti vendosi t’ua shprehte publikisht dëshirën e tij: “Ju e dini pishinën time pranë pallatit, për ta dëshmuar ju besnikërinë tuaj ndaj meje, unë dëshiroj që ju ta mbushni pishinën time me qumësht në vend të ujit.”

Përgjigjet ishin të atilla,se nuk kishin asgjë më të lehtë për të bërë për mbretin e tyre. Mbreti kishte edhe një vërejtje, që këtë veprim të ia bënin në mëngjes kur të zgjohet, që do të thotë se ata qumështin duhet ta sjellin gjatë natës. Njerëzit shkuan në shtëpitë e tyre dhe filluan të përgatiteshin dhe të mendonin se sa qumësht do të sillte secili nga shtëpia. Njëri prej tyre, i cili ishte më i zëshmi në lajkat për mbretin, i tha familjes së tij në shtëpi:

“Të gjithë njerëzit do ta sjellin nga një kovë qumësht, çka ka problem që unë ta sjell një kovë me ujë nga shtëpia?”

Dhe shtoi: “Në atë sasi të madhe të qumështit, kova ime e ujit nuk do të vërehet fare.”

Kur u zgjua në mengjes, mbreti u nis për te pishina, për të parë se si dukej pishina e mbushur me qumësht, të cilin populli i tij e kishin sjellë për të. Kur e pa, pishina ishte e mbushur me ujë të pastër. Të gjithë njerëzit kishin menduar të njëjtën gjë. Të gjithë kishin menduar se kova e tyre me ujë nuk do të njihej në sasinë e madhe të qumështit. Në fund, rezultati ishte krejtësisht i ndryshëm nga ai që dëshironte mbreti.

Ky shembull tregon se çka ndodh kur në radhët tona kemi njerëz hipokritë, të cilëve nuk mund t’u besojmë. Popullarizimi i situatës së përgjithshme ndonjëherë është i mirë, por vetëm kur kryhet detyra personale. Nëse çdo herë presim që dikush tjetër ta përfundojë punën tonë, kurse ne të mburremi se e kemi kryer punën, atëherë do të kemi një skenar sikurnga ky tregim i shkurtër

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *