• Sat. Apr 27th, 2024

Neve na mjafton All-llahu dhe sa Ndihmëtar i mire që është Ai

Bylexopress

Mar 16, 2020

T’ia besosh çështjen All-llahut, te mbështetesh tek Ai, t’i besosh premtimit te Tij, te jesh i kënaqur me të berat e Tia, të kesh mendim të mire për Të dhe ta pritesh rrugëdaljen nga Ai është prej fryteve me të mëdha te imanit dhe prej cilësive me të larta të besimtarit. E mu atëherë kur robi të jete i qete duke pritur përfundim të mirë dhe të mbështetet tek Zoti i tij ne çdo çështje te tij, atë bote do ta gjeje mbrojtjen, mbikëqyrjen, mjaftueshmërinë, përkrahjen dhe ndihmën.

Pasi që Ibrahimin alejhis-selam e hudhen ne zjarr tha: Hasbunall-llahu ve niëmel vekil (Na mjafton All-llahu, e sa ndihmës i mire që është Ai); atëherë All-llahu e beri zjarrin te ftohte dhe shpëtim për të, e gjithashtu edhe Pejgamberi ynë alejhis-selam dhe shokët e tij pasi që u kërcënuan nga ushtritë e pabesimtarëve dhe çetat e idhujtarëve thane: “Neve na mjafton All-llahu, e Ai është mbrojtësi me i mire dhe u kthyen me begati dhe mirësi te mëdha nga All-llahu pa i gjetur kurrfarë e keqe; dhe e pasuan kënaqësinë e All-llahut, e All-llahu është Dhurues i Madh”(Kur’an).

Vërtete njeriu vetëm nuk mund qe te përleshet me telashet, t’i rezistoje fatkeqësive dhe te ballafaqohet me vështirësi, ngase ai u krijua i dobët dhe i pamundësi, por atëherë kur ai te mbështetët ne Zotin e tij, t’i besoje Atij dhe vetëm Atij t’ia besoje çështjet, se përndryshe çfarë është mundësia e këtij robi te varfër e te dobët kur atë ta kaplojnë fatkeqësitë e ta rrethojnë brengat: “Tek All-llahu mbështetuni nëse jeni besimtare”(Kur’an). O ti qe dëshiron te këshillohesh, mbështetu ne te Fortin, te Pasurin e te Gjithëfuqishmin, qe të të shpëtoje nga mjerimet dhe brengat, le te jete simboli yt: Hasbunall-llahu ve niëmel vekil. Na mjafton All-llahu, e sa ndihmës i mire qe është Ai; nëse te pakësohet pasuria jote, te rritet borxhi, te zbrazet buxheti e te thahen burimet, thirr: Hasbunall-llahu ve niëmel vekil. Nëse te sulmon sëmundja dhe te ashpërsohet e te vazhdon, te shtohen telashet dhe belatë thuaj: Hasbunall-llahu ve niëmel vekil. Kur te frikësohesh nga armiku, te tronditesh nga zullumqaret e te shkaktojnë kokëçarje vështirësitë pëshpërit me bindje: Hasbunall-llahu ve niëmel vekil. “Të mjafton ty që Zoti yt të jetë Udhëzuesi dhe Ndihmësi yt”(Kur’an).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *