• Sat. Apr 27th, 2024

Nuk dua të jem jetim në Xhenet!

Bylexopress

Jan 16, 2021

Zakoni i një babai ishte që pas pushimit të mesditës ta prite gotën me çaj, që ta pinte para se të kthehej në punë, duke vrapuar pas të ardhurave të familjes. Por, një ditë hasi në disa fjalë të fëmijës të tij, që e vonuan nga orari i punës.

Fëmija: o Baba, a v’d’e’s’i’n fëmijët?

Babai: Po, por pse ma bën këtë pyetje?

Fëmija: Ku shkojnë pas v’d’e’k’j’e’s?

Babai: Në Xhenet natyrisht, o biri im.

Fëmija: Fëmijët dhe të vjetrit?

Babai: Më lejo ta sqaroj këtë çështje, të vjetrit nëse e adhurojnë Allahun, bëjnë punë të mira dhe largohen nga punët e këqija, do te hyjnë në Xhenet me lejen e Allahut, e nëse i bëjnë mëkat Allahut, çështja e tyre mbetet tek Allahu, nëse do i falë dhe i futë në Xhenet, e nëse do i futë në Xhehenem.

Fëmija lëkundi kokën dhe u largua, ndërsa shenjat e çudisë vëreheshin tek ai, ndërsa babai filloi t’i kthejë ato biseda që bëri me fëmijën e tij, filloi ta qortojë veten , ndoshta i foli fëmijës atë që ai nuk është në gjendje ta kuptojë, derisa babai ishte në këtë situatë, u kthye fëmija dhe sytë i kishte të përlotur.

Fëmija: Babai im.

Babai: Po, çka ke që po qanë o biri im?

Fëmija: Të lutem, të lutem nënshtroju Allahut, bën punë të mira, dhe mos i bën mëkat Allahut asnjëherë.

Babai: Qe të hy në Xhenet?

Fëmija: Po.

Babai: Sepse ti nuk dëshiron që unë të hyj në Xhehenem-zjarr?

Fëmija: Po, unë nuk dua të jem jetim në Xhenet, pa baba!

Përktheu dhe përshtati: Valdet Kamberi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *