• Fri. May 10th, 2024

Për dy mëkate njeriu do të dënohet qysh në këtë botë

Bylexopress

Nov 8, 2020

Pejgamberi (savs) ka thënë:

“Për dy mëkate, Allahu i Madhëruar do të japë ndëshkim qysh në këtë botë. (1) Mëkati i parë është dhuna – padrejtësia (zullumi), kurse (2) mëkati i dytë është mos respekti ndaj prindërve.” (Imam Taberani)

Ai që i bën këto dy mëkate, le ta presë ndëshkimin qysh në këtë botë, ndërsa se si do të jetë në ahiret, atë e di vetëm Allahu i Plotfuqishëm.

Një njeri i cili i bën zullum apo padrejtësi dikujt tjetër, si p.sh. burri ndaj gruas së tij, mund ta presë ndëshkimin në formë të sëmundjes ose varfërisë, ose, ai mund të jetë viktimë e një zullumi të kryer nga dikush tjetër që është më i fortë dhe më i fuqishëm, ose që vajzës së tij do t’i bëjë keq burri i saj etj.

Në mënyrë të ngjashme, mund të presë, edhe ai që nuk i respekton prindërit e tij. Ndëshkimi i tij mund të jetë, që atë të mos e respektojnë fëmijët e tij. Ndëshkimi mund të jetë në forma të ndryshme, mirëpo, Allahu i Madhëruar me siguri, qysh në këtë botë, do t’i japë atij ndëshkim dhe ai do të përjetojë diçka të pakëndshme, ndërsa se si do të jetë për të në ahiret, atë e di vetëm Allahu i Plotfuqishëm.

Prandaj, vëllezër dhe motra, le të ruhemi e mos të bëjmë dhunë dhe zullum ndaj të tjerëve, dhe le të ruhemi nga mos respekti i prindërve tanë, sepse, Ai që gjithmonë shikon mbi ne, dhe në dorën e të Cilit është jeta jonë dhe fati ynë, ka premtuar, se për shkak të këtyre (dy) mëkateve, do ta nxitojë ndëshkimin e njeriut qysh në këtë botë.

Përkthim: Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *