• Fri. Apr 26th, 2024

Shejtani më së shumti ndodhet në kokat e badihavxhinjve

Bylexopress

Nov 8, 2020

E kanë pyetur hz. Aliun (r.a.), se ku ndodhet shejtani më së shumti, dhe ai është përgjigjur: “Në kokat e badihavxhinjve.”

Për punëtorin gjithmonë ka punë. Nuk duhet vetëm të shikohet ajo “a ka llogari që të bëhet diçka”. Le ta dëgjojmë këtë hadith: “Secili musliman që mbjell një farë ose mbjell një pemë, pastaj prej saj ushqehen njerëzit, kafshët shtëpiake, shpezët ose kafshët e egra, të gjitha ato do t’i shkruhen si sadakë.” (Muslimi)

Bazuar në këtë hadith, të parët tanë kanë mbjellë shumë fidanë dhe kanë shartuar shumë pemë, madje edhe në pyll.

Muderrisi, Dervish ef. Spahiq, ua mësonte studentëve e tij shartimin e pemëve.

Një nga të parët tanë, tregojnë, kishte mbjellë mbi 3.000 (tremijë) fidanë në jetën e tij. Ai kur kishte shkuar dikund për vizitë, nuk kishte dërguar fruta, por një fidan.

Kur Muhamedi (savs) i kishte parë duart me plagë të Sa’d ibn Muadhit, kishte thënë: “Këto duar nuk do t’i djeg zjarri.”

Ose në një hadith tjetër: “Kush vjen në shtëpi me duar të lodhura, ka ardhur me mëkate të falura.” Pejgamberi (savs) shëron me punë dhe me optimizëm, kur thotë: “Nëse do të bëhej Dita e Gjykimit, ndërsa në dorën tuaj është një fidan, mbilleni atë.”

A mund të jenë muslimanët jo punëtorë edhe pas këtij hadithi?

Statistikat tregojnë se, fatkeqësisht, muslimanët janë jo punëtorë.

Japonezët punojnë 10 orë në ditë, gjermanët 8 orë, po muslimanët? Vetëm 12 minuta!!!

Epo, nuk ka selamet derisa muslimanët nuk zgjohen, kurse Pejgamberi (savs) thotë:
– Ngrihuni herët në mëngjes për ta kërkuar nafakën, sepse në mëngjesin e hershëm ka bereqet.

– Pas sabahut, mos flini, por kërkoni furnizimin tuaj. (Taberani)

Gjithashtu, Pejgamberi (savs) ka thënë:

– Allahu don që muslimani të merret me ndonjë zanat.

 – Fitimi më i mirë është ai që e fitoni me duart tuaja, Davudi (a.s.) është ushqyer nga fitimi me duart e tij.

Të gjithë pejgamberët  janë marrë me diçka dhe kështu e kanë furnizuar vetveten. Ademi (a.s.) është marrë me bujqësi. Ismaili (a.s.) është marrë me gjueti. Ishaku, Jakubi, Shuajbi dhe Musai (a.s.) janë marrë me blegtori. Pejgamberi ynë, Muhamedi (savs), para misionit ishte bari dhe merrej me tregti.

Hz. Omeri (r.a.), kur kishte parë shumë tregtarë të huaj në treg, kishte thënë: “A doni që të huajt të ju mbizotërojnë dhe ju të vareni prej tyre.” Muslimanët u justifikuan me faktin se kishin shumë plaçkë lufte, dhe se ata nuk kishin nevojë për tregti, por Omeri i urtë, u tha: “Tregtia është një e treta (1/3/) e pushtetit.”

Omeri (r.a.) kishte të drejtë.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *