• Fri. Apr 26th, 2024

Pse gratë muslimane mbulohen? kjo është përgjigjja më e mirë në këtë pyetje

Bylexopress

Nov 11, 2020

Për shumë njerëz, sidomos për ata në botën perëndimore, nuk është e qartë se pse disa gra muslimane mbulohen.

Ndoshta përgjigjja më e mirë qëndron në një tregim të shkurtër, të cilin patjetër duhet ta lexoni.

Një britanik shkoi te një njeri i mençur dhe e pyeti:

– Pse tek ju në Islam nuk lejohet që burrat t’i shtrëngojnë duart me gratë? A nuk është kjo e pazakontë?

Njeriu i mençur iu përgjigj me një pyetjeje tjetër:

– Ti a mund t’ia shtrëngosh dorën mbretëreshës Elizabetë?

Britaniku u përgjigj:

– Natyrisht jo. Ka disa individë të caktuar, të cilët mund të t’ia shtrëngojnë dorën mbretëreshës sonë. Por, unë nuk jam në mesin e tyre …

Më pas, njeriu i mençur tha …

– A po sheh. Gratë tona janë mbretëresha dhe mbretëreshat nuk i shtrëngojnë duart me burra të panjohur.

Pastaj britaniku pyeti:

– Po pse vajzat tuaja e mbulojnë trupin dhe flokët. A nuk është ky diskriminim dhe abuzim?

Njeriu i mençur buzëqeshi dhe nga xhepi nxori dy bonbone prej çokollatës. Njërit ia hoqi mbështjellësen e celofanit, kurse tjetrin e mbajti në mbështjellësen origjinal.

Pastaj të dy bonbonet i hodhi në dyshemenë me pluhur. Ai e shikoi britanikun dhe i tha …

– Nëse të kërkoj tani, që ta marrësh njërin nga këto dy bonbone dhe ta hash, cilin prej tyre do të marrësh dhe do ta vendosesh në gojën tënde?

Britaniku po u menduar shumë tha:

– Këtë në celofan, natyrisht.

Burri i mençur, përsëri buzëqeshi pak dhe tha:

– Kjo është mënyra se si ne i shohim gratë tona.

Përkthim: Miftar Ajdini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *